Asqeri Boçi*/Në Lëkurs përmbi Sarandë, këndojnë dyfekët tanë

    776
    Sigal


    HISTORIA/ NJËQIND  E  TRIDHJETË E PESË  VJETORI  I  LUFTËS  SË LËKURSIT

    *studiues

    Shkurti  më njëzet e shtatë, u ndez  lufta  me andartë, në Lëkurës e në Gjashtë…!

    Pesëmbëdhjetë  ditë  luftë  popullore  për  të  mbrojtur  trojet  e veta, në prag  të lidhjes së  Prizrenit. Pesëdhjetë e tre  dëshmorët  e  Atdheut  Populli  i  ka  ngritur  në  piedestal  me  këngët  dhe  elegjitë  e shumta  që  ka  thurur, të cilat i kanë  bërë  të pavdekshëm!

    Kush e njihte Islam  Fterrë?

    Bën  uxhum  përmbi banderë …!

               …..    Në  gjashtë  u vranë  Zhulet,

              Idrizi  vet  i dyzet …!

    ….Kuj’ e  madhe  në  Zhulat,  46-të  man(d)at!

    Në  këtë luftë, që u vranë  rreth  400  andart, jo rastësisht  shumica  e luftëtarëve ishin nga  Zhulati ( Zhulat, Fushëbardhë, at’here  ishte një fshat ) .

    Zhulati, kjo  qendër  e  kahershme  etno -kulturore  e  fisit  lab (lap) të  Kaonëve (Akejve), e ka  zanafillën  e vet, që nga  lashtësia  para-historike, dëshmi  e së cilës, janë  gurët  e  mëdhenj  pre-historik (të mbuluar jo më shumë se 40 cm. nga dheu) , në lartësitë  e Dhim-qurkut  e Llakaturit.

    Dhimë-qurk  e Llakatur,  gjëmon  briri  gur  më  gur ; gur  më  gur  e shteg  më  shteg, zini brigjet  e tepet  se vjen i ligu përpjetë…!

    Kulmin  e  vet  të   zhvillimit  e  arrin  rreth  shekullit  4-5 p.Krishtit, me  një kala  madhështore, në një vend  ku  3/5 janë  fortesë  natyrore . Në  dokumentet e Vatikanit, nga  mesi i shek. të 6-të. rezulton bashkë me  Himarën, si dy dhiogjezat  më  të  rëndësishme

    Në  periudhën  e  Perandorisë  Bizantine, Zhulati  ka  në  protektoratin  e  vet  një  territor  relativisht  të  madh! Ushtarët  e  kalasë, bëjnë  roje  edhe  në  Vuno edhe  ne  Sarandë (Lëkurës)

    Në  shekullin  e 11-të, si pas  arshivave  franceze, në  një  luftë  të  pabarabartë, me  ushtrinë  e  Bizantit, Zhulati, mbas  humbjes  digjet, duke  humbur  forcën  e dikurshme, por  jo  moralin!

    Lum  o  bir,  Petro  Zhulati

    Kali  kuq, sa gjysmë  shpati

    Me  Bizant  të  zu  inati

    Fundi   shek. 12-të  Zhulati  i  ringritur  me në  krye  Papa  Zhulin ( mbaruar  studimet  në  Aleksandri ), do të hartonte  kanunin e Labërisë.

    Sulmet  e para  të  hordhive  Turke, ndonëse  do  ta  gjejnë   jo më  me fuqinë  e    mëparshme, por  me  lavdinë  e trashëguar , arrin  të thyej Turqit, të paktën  në dy beteja!   Burimet  kishtare Greke  citojnë : “ Qëndresë  e  madhe  e  të  krishterëve  të Zhulatit, fatmirësisht, ka humbje të mëdha  dhe nga  ana e të  pabesëve”

    Kënga  si  memorial  i  pavdekshëm : “…Djemtë  ran’ me  kordh’  në  dor

                                                                   nuset  nga   shkëmi  u   hodhë…..

                                                                   mbete  moj  pa  djem  e nuse

                                                                    po të  ligut  s’iu   krruse”

    Nga  arshivat turke  Rr.Pulaha  citon: “Zhulati  fshat  kryengritës, të hyret në bisedime  dhe  t’ju  lihet  të  vjelin  taksat  e rrugëve  malore”

    Zhulati, ashtu si dhe Himara  dërgon  çetën  e  vet  në  betejën  F. Kosovës  1389 .

    Vazhdim  i  kësaj  trashëgimie, e gjen  Zhulatin  e  shek.18-të. me në  krye  legjislatorin  Idris  Sulli, i  cili organizon  në  dy  kuvende  Labërinë  dhe Çamërinë, bazë  për  kryengritjen   anti- turke  të  vitit 1767.

    Tunen  male  tunen  brinja

    gjëmon vëni nga  oshtima

    vijn’ kalorës vijnë  trima

    na  Himara, na  Smokthina

    na  Lopsi  e na  Muzina

    na   Labova  na  Delvina

    u  feks  palla,  vetëtima

    i mbleth  qafa,  Taronina

    Ja  dhe  disa  nga  pjsëmarrësit : “Është  Idrizi i Zhulat, sheh Sejkati  i  Filat,  Kallapodhi  Delvinjot  dhe Tahiri  Kopaçjot, Dajkua  Lëkurësjot, Hajredini i Kalasjot, Kumiu i  Nivicjot, Stefan  Prifti i  Shëvasjot, Qesko  Hila i Lukovjot, Milo  Gjini  Piqerasot,  Hodo  beu  i  Borshjot, ,Jano  Milua   Himarjot, Kiço  Koka  na  Vunoi, Spiro  Gjikë  Qeparoi, Zoto  Mahmuti i  Smokthinës, Igumeni    Katerinës ….

    Armiqtë  e  Zhulatit  e të  gjithë  Labërisë ishin: halldupi , dushmani (Dushani), junani (joniani), breshkaxhiu, moskovi … “Ra  moskovi  në Delvinë , e zeza shqipe, ku vate, ku vanë  djemt’ e Zhulate !”

    Sa  qe  gjallë  Idris  Sulli, Zhulati nuk ju  nënshtrua  as  Ali  Pashës.! ; “Të  mi thuash  rrapit  (Idris  Sullit ) të  Skërficës me  degë  të  thara , se po  i thahet  edhe trungu”.

    Përgjigjet: “Mi  thoni  Ali  Beut, se  rrapi  ka  rrënjë  të  thella e ka lëshuar shumë filiza”

    Në  kulmin  e lulëzimit  të  Ali  Pashës  filloi  lëvizja e Birbilenjve, disa  prej  të  cilëve  ishin  nga Zhulati: “…Për  Birbil  e  për  Resulë , Asllan’ e  Shahinë  burrë”

              “…Birbil   Shakon  e  Sejdinë, Zhulat  Asllan’ e  Shahinë…”

     E  bëra  këtë  historik   të  shkurtër,  në  vend  të  shtupës, për  të  zënë  farfallat  që  nxjerrin  tymnaja, se  kjo  luftë  i  shërbente  Turqisë…!

    Dihet  nga  të  gjithë  se  Birbilejtë ishin  kryengritës  anti-turq deri në vetëmohim!

    I  fundit  i Birbilejve të Zhulatit, bëri  organizimin e rezistencës : “Në  Zhulat  foli  Shahini, dili  të gjithë  sa jini, po vjen hasmi pra i biri, me këllëçë  si Tafili…..!”

    Komandant   u  zgjodh   nipi   tij  Idris  Alidhima, për  efekt  moshe .

    “……Shahin   Boçi  tha  një  fjalë: o djem  mos  i lini  gjallë,  kini  hakë  për  të  marrë, se  jam  plak e s’kam  takanë, plumbi  rëndë  më  ka  marrë”.

    Zhulati  e  kish  bërë  të  vetën  ndaj  popullit  mik  grek! I kish ndihmuar. Në revolucionin  për Pavarësinë  e  Greqisë, një  çetë me në krye kapedanen  Çullen (vajza  labëreshe), luftoi  krah  grekeve deri në  fitimin  e pavarësisë  më 1821!

    Politikat  shoviniste, prodhojnë  bashibozuk, që duan t’i sfumojnë këto ngjarje me rëndësi të madhe historike. Historia mbetet histori. Ajo është larë me gjak. Nën rrënojat e Lëkurësit  gjenden akoma shenjat e kësaj luftë. Trimat e rënë thërrasin për memorie historike. Gjaku nuk duhet shpërfillur. Nga memoria historike  duket se dalin  në  skenë  trimat  e vatanit, që  duket  sikur  qeshin  me  “trimat “ në  paqe!

                Në  Lëkurs  përmi  Sarandë

                Kënojnë  dyfekët   tanë

                Zjarr  e  flakë  për  vatanë.!

                       A    do të  ken  vall’ një  memorial …??!!