Asllan Rusin pasi e shtruan në psikiatri me policë u sëmur nga tumori i një nishani në kurriz

2712
Sigal

Asllan Rusi, emblema e volejbollit që u këput në moshën kur ishte në kulmin e talentit të vet

Asllan Rusi është lindur më 4 tetor të vitit 1944, në Tiranë. Nëse do të jetonte akoma, ai sot do të ishte 69 vjeç. Por fatkeqësisht, në vitin 1983, Asllan Rusi vdiq nga një sëmundje e shkaktuar prej metastazave të kancerit, pasi ai kishte 8 vjet që përjetonte ferrin. Bashkëkohësit e Asllanit dhe njerëzit që i kanë qëndruar afër edhe në ditët e vështira, thonë se, gjithçka ka ndodhur nga një histori e parealizuar dashurie, me vajzën e Enver Hoxhës. Kjo dashuri ka pasur dy indicie dhe ka lindur nga fakti se, volejbollistët e Dinamos në atë kohë bënin pushime në Bllokun e Udhëheqjes te Plepat, ngaqë këtë ekip e përfshinte klubi i Ministrisë së Brendshme. Faktori tjetër ka të bëjë me faktin se, Pranvera Hoxha, vajza e Enverit ishte përfshirë në ekipin e volejbollisteve për shkak të prirjeve të saj sportive.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf