Asgjësohen 500 rrënjë kanabis në Vlorë dhe 650 rrënjë në Berat

469
Policia e shtetit ka vijuar në të gjithë vendin aksionet antikanabis duke bërë të mundur sekuestrimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Kështu, policia e Vlorës ka asgjësuar 500 rrënjë kanabis të cilat ishin mbjellë në 7 parcela në afërsi të fshatit Kërkovë dhe ka vënë në pranga dy vëllezër si autorë të kultivimit të tyre.
Të arrestuarit janë dy shtetasit Fejzi dhe Nehat Hoxhaj, përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike, që në momentin e asgjësimit kishin një lartësi të konsiderueshme. Ndërkohë, policia e Beratit ka asgjësuar 650 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 4 persona si autorë të kultivimit të saj.
Sigal