Asdreni/ Poezi

    677
    Sigal

    ATJE

     Atje poshtë, nën atë breg,

    nëpër lisat ku dielli s’djeg,

    ku vesa bukur që shkëlqen,

    atje të bares më pëlqen!

    Atje ku bari gjelbëron

    edhe lulja tek mbretëron,

    ku bilbili më s’ka pushim,

    për atje kam një mallëngjim!

    Te pylli ku lozin zoçkat,

    thëllëzat e përpoloçkat,

    ato më kënda t’i shikoj,

    atje, besa, dua të rroj

    Atje tek burimi pq rrjedh

    nënë hije, futur nënë bredh,

    atje më pëlqen të shtrihem,

    atje të f]e dh’ atje të ngrihem!

    Atje te mali, ku fryn era,

    sa mban dita, sa mban vera,

    atje më pëlqen të bares,

    atje të rroj gjersa të vdes!

    Atje n’ at’ vend të Shqipërisë,

    n’ato mal’ e ato vise,

    e them me zemër, jo me fjalë,

    atje dua shpirti t’ më dalë!

    D U A

    Mbi bar dua të prehem,

    të këndoj, të dëfrehem!

    Të shoh rreth bagëtinë,

    kur hanë edhe pinë.

    Të shoh fushat e blera,

    bimrat kur fryn era,

    njerëzit kur punojmë

    dhe çupat kur këndojnë!

    Ah! Dua edhe lulet,

    kur i shfaqin pekulet!

    Dhe fluturat që venë,

    mbi to dua të jenë,

    bilbili t’ia thotë,

    dielli t’ jet’ i ngrohtë,

    pylli të gjelbërojë,

    qyqja të mos pushojë!