Artef Lekaj/ Projektet “shterpë” të PNUD. Ku përfunduan 20.600 dollarë?

    401
    Sigal

    Skandali/ Projektet në shërbim të konsumatorëve nisin te shoqatat dhe përfundojnë nëpër ministri dhe drejtori

    Fondi prej 20 600 dollarësh i destinuar në shërbim dhe për edukimin e konsumatorëve “treti si kripa në ujë”. Iniciativa e projekti i PNUD-it me mision për vlerësim dhe shtim kapacitetesh për shoqatën e konsumatorit, enteve të tjera rregullatore, si dhe reforma rregullatore pro të varfërve e zhvillimit në Shqipëri mbeti distrofik ose “shterpë”, thotë populli. Ndërsa projekti pritej të realizonte tre komponentët kryesorë:

    1. Sigurimin e një zëri të fortë kombëtar për konsumatorët duke forcuar shoqatat përkatëse të konsumatorëve dhe pikërisht Degën e SHKSH në Shkodër me drejtues të përcaktuar Artef Lekaj.

    2. Rritjen e kapaciteteve të energjisë elektrike dhe ujit. Krijuesit e politikave dhe organet rregullatore të mirëmonitorojnë sigurimin dhe efikasitetin e ofrimit të shërbimeve.

    3. Nxitjen e politikave pro-të varfërve, të shërbimeve për të përfituar grupet e rrezikuara, njerëzit në nevojë dhe ata që jetojnë në zonat informale.

    Realizimi i projektit

    Por sa u realizua ky projekt? Po qëllimi madhor për forcimin dhe mbështetjen e Shoqatës së Konsumatorit si zë i fortë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve u finalizua?

    Realiteti i hidhur për këtë projekt flet vetë, sepse u premtua, u hartua, u punua, u miratua dhe mbeti në letër i pazbatuar. Jo pak na kushtoi koha për të arritur deri tek projekti si hartimi, përmirësimi, takimet, organizimet, rrugëtimet, bashkëbisedimet para dhe gjatë projektit, të cilat kishin kosto për të gjithë të angazhuarit, të cilat ne nuk i kishim llogaritur në projektin që do të realizohej. Menduam se rezultati i pritshëm në përmirësim të gjendjes ekonomike, kulturore, edukative do të ishte shpërblimi i lodhjes para fillimit të projektit për konsumatorët shkodranë.

    Atrofizimi i projektit

    Projekti shterp i PNUD-it dëmtoi anën psikike, humbi besimin, shkatërroi punën e premtuar si: edukimi në tërësi i konsumatorëve, njohja me të drejtat dhe ligjin, ndërgjegjësimi për të kërkuar të drejtat, edukimi i të rinjve në shkolla, veprime ndërgjegjësimi në treg, ndikimi dhe puna në bashkëpunim me median, puna, njohja dhe trajnimi për ligjet, njohja dhe bashkëpunimi ndërmjet zyrave të konsumatorëve në qytete të tjera të Shqipërisë së Veriut si ato të Pukës, Vaut Dejës, Mirditës, Kukësit, Tropojës etj.. Mungesa e transparencës nga premtuesit dhe menaxhuesit e projektit me Shkodrën ndikuan për të keq, sepse konsumatori dhe shoqatat në mbrojtje të saj humbin besimin në projektet e zhvillimit për vendin tonë. Duke qenë se përgatitëm terrenin për ardhjen e një projekti na shtroheshin pyetje nga baza se çfarë po bëhet me të?

    Ne kishim marrë këtë përgjigje nga drejtuesit e tij:

    Personat që drejtonin dhe menaxhonin projektin, Hachemi-Bahloul dhe Anula Guda, u shprehën se “projekti juaj mori rrugën (siç ishte emërtimi i tyre në 2010-ën) te: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) dhe Ministria e Punëve Publike dhe Transportit (MPPT), si dhe partnerë të tjerë të KMK-së me drejtuesin Besjan Pesha”. Na u tha se dy zv/ministra dhe drejtori i Përgjithshëm i Konsumatorit në METE i hoqën vijë projektit tonë. Kur ne kërkonim në vazhdim se si dhe kur do implementohet projekti nuk na cilësonin asnjë emër, por thënia mbetej deri tek ministritë dhe drejtoritë.

    A mund të flasim për Efikasitet!?

    Burimet / inputet (fonde, kohë, burimet njerëzore, etj..)  ku shkuan?! Besoj se kam të drejtë të dyshoj se ku shkuan fondet për zhvillimin e projektit, ku vetë menaxherët e projektit na justifikoheshin duke na treguar pengesat administrative, financiare dhe menaxheriale, sepse nuk mjafton një fjalë goje, ndërsa përgjegjësia shkon sa te ministritë, sa te drejtorët, sa te bankat, apo te vetë PNUD! U la në letër puna edukative, sensibilizuese, jo vetëm për konsumatorin por dhe për turizmin si në Shkodër, Velipojë, Koman, Vau i Dejës, Thethi; etj.. Por mbetemi me shprese se ky shkrim do të ngjallë reagime që projekti të dalë nga koma dhe të zbardhet më në fund e vërteta.

    Projekti

    Qendër Këshillimore për Konsumatorin e Shkodrës.

    Strategjia Shqiptare 2007 – 2013 mbi Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Mbikëqyrjen e Tregut parashikoi themelimin e një rrjeti kombëtar të qendrave këshillimore për konsumatorin (ACA). Projekti mbi SHKSH (ACA) e Shkodrës është zhvilluar nëpërmjet ndërtimit të një komponenti ‘biznes’, me qellim krijimin e kushteve në të cilat qendra të ketë mundësi te vetëfinancohet edhe pasi programi Qeverisja Ekonomike të ketë përfunduar. Zgjedhja e Shkodrës, i atribuohet gjithashtu edhe pikave të kontaktit të Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar të cilat janë të reja, të motivuara dhe të trajnuara si dhe ndërveprimit të ngushtë të saj me median lokale.

    Dy problemet kryesore qe duhen trajtuar nga projekti ishin:

    Niveli i ulët i ndërgjegjësimit të shtetasve Shqiptar mbi të drejtat e tyre. Si dhe mungesa e një qendre rajonale për të informuar konsumatorin si dhe për ta këshilluar atë se si të gjej zgjidhe mbi shkeljet e te drejtave te konsumatorit. Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte të rrisë ndërgjegjësimin e konsumatorëve Shqiptar mbi të drejtat e tyre dhe t’i ndihmoje ata për t’i mbrojtur këto të drejta.

    Aktivitetet e detajuara në buxhet në USD

    (Për aktivitet)

    I. Output – ACA personel, të pajisura plotësisht të dukshme

    Treguesit e arritjeve:

    Aktivizimi 1.1.1: Punësimi i personelit 1 për të vepruar si menaxher i  për 1 vit                       (3.600)

    Aktiviteti 1.1.2: Trajnimi i manager mbi rolin e një ACA si për të drejtuar një qendër të tillë     (500)

    Aktiviteti 1.1.3: Rinovimi (repainting, shenjë e dukshme me emrin e qendrës, etj) dhe pajisjet e ACA (, fotokopjuese printer, skaner, telefon / faks, internet)         (5000)

    Aktiviteti 1.1.4: Formulimi i një strategjie për zhvillimin e CAC dhe një plan biznesi

    Aktiviteti 1.1.5: Përgatitja e një listë të shërbimeve të ofruara nga qendra, duke përfshirë shërbimet e paguar

    Aktiviteti 1.1.6: Hartimi dhe shpërndarja e një broshurë informative në lidhje me qendrën e renditur të gjitha shërbimet që ofron  (2.000)

    Aktiviteti 1.1.7: Fushata informative për ekzistencën e qendrës dhe shërbimet që ofron     (500)

    3,600 +500+ 5,000 +2,000 +500 = Gjithsej: 12.100

    II. Output 2 – Një gamë e gjerë e aktiviteteve sensibilizuese zbatuar

    Treguesit e arritjeve: Të paktën 200 njerëz të marrin pjesë në aktivitetet ndërgjegjësuese

    1.  Aktiviteti 2.1.1: Trajnimi i Manager ACA të drejtat e konsumatorëve dhe në dispozitat e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit .  (700)

    2.  Aktiviteti 2.1.2: shpërndarje të gjerë të broshurave të përgatitur nga programi EG mbi të drejtat e konsumatorëve si dhe ofrimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit shqiptar (500)

    3.  Aktiviteti 2.1.3: Implementimi i studimeve 3 pasua nga diskutime me qytetarët dhe institucionet në fjalë për tema të rëndësishme të konsumit (paraprakisht, një temë mund të jetë një ndërgjegjësimin e konsumatorit Shkodër studim dhe një tjetër mund të jetë në shitjen e mishit në rrugë) (5000)

    4.  2.1.4 Aktiviteti: Zbatimi i disa aktivitete sensibilizuese (seminare, diskutime) në favor të grupeve të synuara në vijim: qytetarët e rëndomtë, bizneseve, avokatët, zyrtarët e institucioneve shtetërore (duke përfshirë të Këshillit Bashkiak), mësuesit, nxënësit dhe njerëz të moshuar.

    5. Aktiviteti 2.1.5: Paraqitja e Menaxher në disa programe radio lokale dhe TV shoës

    700 +500 +5,000 = Total: 6200

    Financuar direkt nga programi EG

    III. Output 3 – Mekanizmat një për të siguruar të konsumit dhe këshilla juridike për qytetarët e themeluar dhe operacional

    Treguesit e arritjeve: Së paku 100 qytetarë të Shkodrës i pajisur me të konsumit dhe këshilla ligjore

    1. Aktiviteti 3.1.1: Trajnimi i Manager CAC në tren Manager në aftësitë këshilluese dhe një sërë temash të konsumit

    2. Aktiviteti 3.1.2: Punësimi i një avokati lokale për të ofruar këshilla juridike 2 orë në javë në ACA (2 orë shtesë do të ofrohen në baza vullnetare)

    700 +1,600 = Total: 2300 Gjithsej= 20.600 dollarë