Arsyet pse Bashkia e Durrësit nuk merr në dorëzim Ujësjellësin

556
Sigal

Bashkia e Durrësit është e vetmja në Republikë e cila nuk e ka marrë në menaxhim, Ndërmarrjen e Ujësjellësit. Shkak është një konflikt gati tre vjeçar, midis Bashkisë së Durrësit dhe Qeverisë, problem, i cili ka mbetur i pazgjidhur. Sipas kryetarit të bashkisë kjo ndërmarrje nuk do të merret në dorëzim nga ana e tyre, pa u plotësuar disa kushte ose propozime me gjithë tentativat e tyre për t’i negociuar ato, pasi skema e qeverisë nuk ofron asnjë mundësi që ajo ta kryejë me sukses këtë punë. “Qeveria nuk ja jep Bashkisë së Durrësit, Ndërmarrjen e Ujësjellësit në varësi, ashtu sikundër shërbimin urban, pastrim gjelbërimin, dekorin shërbimin funeral, komunalen e plazhit, por varësinë ia lë Këshillit Bashkiak. Ujësjellësi kalon në 14 njësi vendore në Qarkun e Durrësit kjo është specifika e kësaj ndërmarrje, nëse nuk zgjidhet ky konflikt, që Bashkia të jetë përgjegjëse ashtu si për çdo ndërmarrje në varësi të saj, ne nuk e marrim në dorëzim. Madje kjo ndërmarrje ka edhe një problematikë të mbartur në vite për shkak të jorentibilitetit, e cila ka një kosto të jashtëzakonshme financiare”, deklaroi Dako. Zbatimi i një skeme të re menaxhimi të ndërmarrjes dhe të ekipit profesional, sipas kapaciteteve të reja, është një tjetër nga kushtet e Bashkisë së Durrësit, për marrjen në dorëzim të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Çështja e furnizimit me ujë dhe kanalizimet është parashikuar si një funksion i vetë bashkisë që në vitin 2000 në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore, por pavarësisht propozimeve, në Durrës kjo ndërmarrje jo vetëm që ka shkaktuar konflikte dhe polemika nuk ka kaluar në varësi të bashkisë.

Uji i pijshëm

Durrsakët vuajnë prej shumë vitesh për ujë të pijshëm. Megjithëse vitet e fundit ka përmirësim prapë situata është larg dëshirës që është kthyer në ëndërr për durrsakët. “Furnizimi me ujë në nivelet që ne kërkojmë nuk mund të realizohet me ndërmarrjen dhe mënyrën sesi funksionon ajo sot. Mendoj që ndërmarrja duhet të ndahet në dy pjesë në një ndërmarrje që të merret vetëm me furnizimin pra të sjellë ujin në depo dhe të jetë ndërmarrje me kapital shtetëror dhe një ndërmarrje tjetër kjo e sotmja të merret me shpërndarjen menaxhimin, e cila të jetë private. E njëjta skemë që u ndoq në rastin e furnizimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.