Arsyet përse qiramarrësit nuk duhet të shkelin ligjin dhe e vërteta e kompensimit

    408
    Sigal

    Flet Agim Toro sekretari i Shoqatës “Pronësi më Drejtësi” për sfidat e pronarëve

    Familjet e qiramarrësve nuk pranojnë që të dalin nga shtëpitë në të cilat kanë 20 vjet apo më shumë kohë që jetojnë edhe pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese për lënien në fuqi të Aktit Normativ. Disa familje kanë kërcënuar se do të vetëflijohen nëse do të nxirren nga banesat. Një kundërshtim të tillë për moslirimin e banesave sekretari i Shoqatës “Pronësi më Drejtësi” Agim Toro, e cilëson si jot ë drejtë dhe e cilëson po ashtu si shkelje të ligjit. “Kjo është një shkelje shumë e rëndë e ligjit, sepse ky ligj i kaloi të gjitha hallkat e miratimit të tij duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Në kuptimin e të drejtës, ata nuk munden sot që të drejtat e tyre ti zgjidhin duke shkelur ligjin”. Sipas zotit Toro, në këtë aspekt qiramarrësit duhet të zbatojnë ligjin dhe të drejtat e tyre ti kërkojnë, por nuk mund ta bëjnë këtë duke shkelur ligjin dhe cenuar të drejtën e pronarëve të ligjshëm. Ai shprehet se, “kanë dalë urdhrat e ekzekutimit nga gjykata dhe deri në datën tetë këta familjarë duhet ti lirojnë banesat e tyre dhe unë mendoj që këta duhet ti lirojnë. Zgjidhjen e problemit të tyre e ka pushteti lokal dhe ai qendror dhe nuk e kanë pronarët. Kështu që mosdalja përbën shkelje të rëndë të ligjit, dhe ato kanë 20 vjet që e dinin që duhet të dilnin. Tani që po ju bie në kurriz ata shfaqin shenja të shkelësve të ligjit dhe për këtë arsye nuk ka vend për tu diskutuar”. Sipas zotit Toro, ligji do të zbatohet, sepse është një ligj i drejtë, ka njëzet vjet që pronarëve me dhunë u janë zënë pronat dhe nuk gëzojmë as të drejtën e pronësisë, asgjë prej gjëje. Në këtë aspekt ata të kërkojnë të drejtat e tyre por jo duke shkelur të drejtat e pronarëve.

    Fondi i kompensimit për pronarët 

    Ndërkohë që përveç problemit të lirimit të banesave, për vitin që u mbyll ka pasur edhe një problem tjetër për kategorinë e pronarëve. Pronarët nuk janë kompensuar për vitin 2012. Dhe ende nuk dihet nëse ky fond për vitin që u mbyll do të jepet apo në të digjet. “Doli ajo që ne parashikuam në 2012, që fondi i parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin 2012 nuk u shpërnda. Tani nuk e dimë nëse do të digjet apo jo këtë do ja lëmë kohës që tan a e tregojë” kështu shprehet zoti Toro në lidhje me çështjen e kompensimit. “Sot ne nuk kemi ende një hartë të vlerës sepse çmimet e deritanishme janë shfuqizuar dhe nuk kemi një çmim të tanishëm. Në këtë aspekt ne jemi në pritje dhe nuk e dimë nëse do i lihet fushatës, apo do të bëhet tani”votoj më tej ai.