Arsyet e ndarjes së ushtarakëve për festimin e 100-vjetorit

    440
    Sigal

    Intervista/Flet kreu i Shoqatës së Ushtarakëve të Elbasanit Fatmir Sinani për partinë e re

    Në këtë 100-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë Shoqata e Ushtarakëve të Shqipërisë ka qenë e ndarë nga qeveria në lidhje me festimet. Ka qenë e ndarë për faktin pasi drejtues të saj kanë qenë të pranishëm për të festuar në Vlorë dhe jo në Tiranë. Ato do të festojnë në Tiranë në datën 29 Nëntor. Një fakt të tillë e bën të ditur në një intervistë për “Telegraf” kreu i Shoqatës së Ushtarakëve të Elbasanit, Fatmir Sinani.

    -Zoti Sinani, si i cilësoni festimet që po bëhen për festat e Nëntorit, ku një pjesë janë në Tiranë dhe një pjesë në Vlorë?

    -Festat e 100 -vjetorit janë një gëzim i madh për popullin shqiptar, pasi është mbushur 100 vjet nga krijimi i shtetit shqiptar. Dhe për mendimin tim këto kanë vëmendjen e duhur, por ajo që nuk shkon është se janë spostuar në kryeqytet festimet e flamurit nga qeveria dhe kjo nuk është gjë e mirë mendoj unë. Pasi festimet për ngritjen e Flamurit e kanë vendin në Vlorë, për këtë duhet të festoheshin në Vlorë dhe pastaj duhet të ktheheshin për të festuar në Tiranë, për festën e 29 Nëntorit.

    -Po Shoqata e Ushtarakëve si festoi në datën 28 Nëntor, a u bashkua me politikën në këtë ditë?

    -Shoqata e Ushtarakëve e theksoi edhe më parë qëndrimin e saj në lidhje me festimet, ajo ka qenë e ndarë nga politika. Ne si shoqatë e ushtarakëve në Elbasan në fakt ishim të pranishëm në aktivitetet që u zhvilluan në këtë qytet dhe nuk kishim ndonjë kundërshtim. Ndërsa Shoqata e kryesore e Ushtarakëve të Tiranës ishte e pranishme në festimet që janë bërë në Vlorë. Kjo është gjëja më e mirë që është bërë, pasi dihet historikisht që Vlora do të mbetet simbol i Pavarësisë, sepse atje u ngrit flamuri para 100 vjetësh. Kështu që festimet duhet të ishin përqendruar të tëra në Vlorë dhe jo në Tiranë. Tirana dhe qeveria ka festën e 29 Nëntorit për të festuar në Tiranë. Pra, ka datën 29 si festë dhe kjo mendoj unë se i mjaftonte për të festuar.

    -Si po ecën puna për krijimin e partisë së ushtarakëve dhe a besoni se do të keni mbështetje?

    -Po kjo është një ide që për mendimin tim duhet të ishte krijuar më parë për disa arsye. Së pari ne kemi qenë më shumë ushtarakë më parë dhe kemi qenë edhe më të organizuar se sa jemi tani. Pasi një pjesë janë larguar jashtë, një pjesë janë aktivizuar me parti të tjera. Për këtë mendoj që do të ishte më mirë nëse do të kishim qenë organizuar më parë. Në ditë e sotme unë që shumë ushtarakë janë të anëtarësuar në Partinë Socialiste.

    -Në cilin krah do jetë e pozicionuar kjo parti në zgjedhjet e ardhshme?

    -Ne do e krijojmë këtë parti për interesa tonat dhe kjo parti në radhë të parë do të jetë për të mbrojtur interesat tona. Pasi deri më sot nuk na ka mbrojtur asnjë nga partitë që kanë qenë apo që janë në pushtet. Kështu që kjo parti do na ndihmojë shumë ne si ushtarakë për mbrojtjen e të drejtave.