Arsimi në Librazhd çdo ditë e më shumë vazhdon të degradohet..

1097
Sigal

Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ngrejë kontrolle urgjent, po mbeten nxënësit analfabetë

Megjithëse Qeveria Shqiptare, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nxjerr ligje dhe udhëzime askush nuk i përfill. Arsimi është kthyer në një lopë që milet në kurriz të arsimit të brezit të ri. Qeveria  rrit pagat në arsim për një cilësi më të mirë, performancë më të mirë, mësuesit vazhdojnë të emërohen si në rendin primitiv. Emërimet bëhen në lokale. Mësues që nuk dinë të shkruajë e të lexojnë. Me part-time vazhdojnë të emërohen çdo ditë dhe që japin mësim në shkolla të ndryshme. Kërkohet ndërhyrja nga Institucionet e larta të Arsimit.

Problematika

Arsimi në Librazhd po hyn në vitin e katërt të tij që po bëhet gangrenë e komunitetit, nxënësve dhe e paaftësisë dhe pjesë e kalkulimeve personale të drejtuesve të Zyrës Arsimore. Paafatësia e mësuesve në shkolla, emërimeve nga më ekzemplarët dhe pa zbatuar kriteret e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nëse bëhet ndonjë inspektim nga specialistët e Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës do të ndeshen me mësues të ndryshëm që po ti futesh në testim mbesin në klasë, ndërsa nxënësit  do të vlerësohen pozitivisht. Çdo ditë hapen vende pune  që askush nuk i merr vesh se si hapen mësuesit me orë vërshojnë çdo ditë në shkolla. Mësues pa asnjë lloj përvoje japin mësim në shkollat 9-vjeçare në qytet dhe në fshatra, ku tek këta të fundit është dramatike, ku një pjesë japin lëndë plotësuese por edhe definitive. Vendimet dhe udhëzimet e MASH janë tepër të qarta mësues me  Master Profesional për në shkollat 9-vjeçare dhe me Master Shkencor në Shollat e Mesme. Ka me qindra  student që kanë mbaruar masterat prej vitesh, por nuk kanë mundur ta prekin shkumësin me dorë për shkak të politikave emëruese nga Zyra Arsimore e Librazhdit. Kriteret e emërimit të mësuesve janë shumë të qarta dhe të sakta. Lindin pyetjet: A janë ndjekur kriteret e MASH nga Zyra Arsimore e Librazhdit? A është emëruar ndonjë mësues me konkurs? A është emëruar në punë ndonjë mësues në bazë të notës mesatare? A është shikuar kriteri i Masterit Profesional ose Shkencor. A janë bërë inspektimet publike me inspektorë për metodikën e lëndës? A ka vlerësim nga komiteti i prindërve për mësuesit?. Kush janë CV e arsimtarëve  që punojnë dhe vlerësimet e punës?. Ndërkohë që kriteret e MASH janë të qarta dhe për praktikën mësimore që duhet të bëjnë mësuesit e rinj që duhet të punojnë 6 muaj deri në1 vit në shkolla dhe më pas në bazë të vlerësimit mundet të fillojnë punë. Pra kush prej këtyre mësuesve të rinj  ka bërë praktikën profesionale mësimore, sipas ligjit të ri të për arsimin.  Ku jepet vlerësimi i institucionit ku ka punuar ky mësues nëse ka kryer praktikën. A ka mësues të emëruar në shkolla në fshatra që kanë emrin dhe firmosin rrogën e që nxënësit nuk i njohin dhe cila është lënda që ata japin?. A ka mësues të emëruar në punë e që ka bërë praktikën sipas vendimit të MASH. A ka mësues pa punë që kanë mbaruar masterin. A ka mësues që nuk dinë të shkruajnë shqip?. Sipas investigimeve tona në shkolla të ndryshme të rrethit të Librazhdit, nga takimet me nxënës, rezulton se prindërit janë të pakënaqur nga metodika e mësimdhënies në disa prej shkollave sidomos në zonat e disa prej komunave të këtij rrethi.

Nxënësit dhe prindërit, të pakënaqur me mësimdhënien

Shumë prindër kanë frikë ta ngrenë zërin për shkak të frikës dhe presionit mbi notën për fëmijën e tij, sipas vetë prej disa nxënësve ka mësues që nuk dinë të zgjidhin një ushtrim, nuk dinë shkrimin e fjalisë, ku në shumë raste  janë vetë nxënësit që  ngrihen në dërrasë për të shpjeguar mësimin. Ka mësues që shkojnë të pirë në orën e mësimit. Një problem tjetër shqetësuese është edhe veshja tepër ekstravagante e mësueseve të reja në orën e mësimit, mungesa e uniformave shkollore. Ka mësues që përdorin fjalor degradues (shajnë), fjalë të pista në orën e mësimit. Pra, kjo performancë tepër e dobët vjen si rezultat i politikave  jo të drejta të emërimeve selektive dhe të pamerituara që janë bërë në këto shkolla, duke ulur perfomancën dhe cilësinë e mësimdhënies, ku mësues të dobët, pa arsim nxjerrin nxënës të pa arsimuar. Kjo shikohet dhe në universitetet shqiptare sidomos në atë të Elbasanit që është më afër dhe  shkojnë nxënës shumë të dobët, madje dhe në takimet me profesorë të Universitetit të Elbasanit thonë për gazetën se, “studentët e Librazhdit janë shumë të dobët, ka student të mirë, por kryesisht janë të dobët pasi  mungon dhe stafi pedagogjik, mësuesit që japin mësim janë të pa arsimuar”. Mundet të përmendim edhe rastet e mbetjes në klasë të 100 për qind të maturantëve në disa shkolla të Librazhdit para ca kohëve si në shkollë e Mesme të Zgoshtit, Orenjës,etj.. Zyra Arsimore e Librazhdit është një nga zyrat më të veçanta ë Republikën e Shqipërisë ku krerët ndryshojnë në çdo gjashtë – tetë muaj, por mbetën përsëri në të njëjtat zyra, vetëm sa ndërrojnë katet, mbasi bëjnë emërime si t’ju dojë qejfi mbetën inspektorë po në zyrën arsimore të këtij rrethit. I bëjmë apel institucioneve arsimorë që drejtojnë  arsimin që nga Ministria e Arsimit e deri në bazë të shikojnë emërimet që nga ZA e deri në shkolla 9-vjeçare e gjimnazet e rrethit. Drejtoria Arsimore e Qarkut e ka ndonjë informacion për problemet që shqetësojnë qytetarët, nxënësit në drejtim të emërimeve dhe mësimdhënies.

A kanë bërë ndonjë kontroll vetë inspektorët e Drejtorisë Arsimore të Qarkut se në shkollat e Librazhdit  ka mësues që nuk dinë të shkruajnë, të ndërtojnë një fjali, që nuk dinë drejtshkrimin e gjuhës shqipe, që nuk dinë të zgjidhin një ushtrim matematikor, nuk dinë të zgjedhin një formulë kimike, mësues që  nuk kanë mbaruar studimet ose nuk kanë marrë diplomën, mësues që vazhdojnë me part-time  dhe japin lëndë kryesore etj..

Duhet të jenë institucionet përkatëse arsimore që duhet ët zgjidhin këtë lloj makabriteti që po shkatërron arsimin në Librazhd. Edhe pse MASH nxjerr ligje, udhëzime dhe rregullore shumë të mira e që i shërbejnë arsimimit, edhe pse porosia e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha është e qartë për arsimin e të rinjve, ku çdo ditë flet për rritjen e cilësisë së mësimdhënies në shkolla, të rritet perfomanca e mësimdhënies, kualifikime dhe masterat. Më mirë mundet të shkosh në zyrën e Kryeministrit dhe ta takosh se sa të takosh Përgjegjësin e Zyrës Arsimore të Librazhdit, i cili edhe vetë nuk e ka arsimimin e tij të duhur dhe nuk ka vjetërsinë e punës për  atë vend. Madje në rrethet e ngushta thuhet se e ka kushëri  ministrin e Arsimit dhe mbështetjen e ndonjë politikani dhe e ka të garantuar vendin e punës dhe  mësuesit, prindërit nuk flasin se punojnë dhe në vende të tjera të administratës dhe kanë frikën e pushimit nga puna. Nxirren njoftime për konkurse, por përsëri në punë shikon të njëjtat fytyra. Nuk mundet të lëmë pa përmendur edhe kurset private që bëhen në ambientet e shkollave nga mësues të ndryshëm, ku nxënësit detyrohen të shkojnë në këto kurse private për të marrë një notë të mirë në vlerësim, ndoshta dhe të pamerituar, sepse nëse nuk shkon mbetesh me notë të dobët. Ka prindër dhe nxënës të alarmuar që e ngrenë këtë problem, pasi një pjesë nuk e përballojnë me të ardhurat financiare për të paguar një mësues privat, kjo situatë  ndodh nën hundën e Zyrës Arsimore, e cila e bën një vesh shurdh e një sy qorr.