Arsimi i lartë, Rama: Çfarë problemi ka? Revolucion, jemi në Europë

    396
    Kjo ka qenë dhe pëgjigjja që kryeministri Edi Rama i dha gazetarëve të cilët po prisnin për të marrë një reagim të tij pas përfundimit të konferencës për prezantimin emrit të ri të AMC në Deutsche Telecom që u zhvillua sot në mesditë në hotel Sheraton.
    Më pas Rama u ndal për të shpjeguar se ky ligj është mishërim i një reforme revolucionariuzese në sistemin e arsimit të lartë dhe me këtë ligj shkohet në Europë. Sipas kryeministrit shteti që do të mbështesë të gjithë studentët e varfër por dhe të talentuarit.
    Edi Rama: “Ka qenë procesi më i gjatë më i thellë dhe më gjithë përfshirës në përpjekjen për të ndërtuar një ligj si mishërimi i një reforme revolucionariuzese në sistemin e lartë.
    Produkti është shumë i mirë. Ëshë për të ardhur keq kundërshtia që bëhet në emër të të varfërve duke spekuluar në mënyrën më të padenjë dhe gënjyer në mënyrën më të paprapueshme. Ligji garanton konkurencë vlerësim të meritës dhe asnjë i ri apo e re që ka dëshirë të ndjekë universitetin dhe e meriton të ndjekë universitetin të mos pengohet nga varfëria në familje. Sepse është shteti që do të mbështesë të gjithë fëmijët e familjes së varfër për të kryer studimet kur ata e dëshirojnë dhe janë të afta të shpalosin dhuntitë dhe talentin.
    Rama: Ligj qe e kthen Shqiperine ne kohen europiane
    “Ashtu si ligji mbështet të gjithë ata që janë të shkëlqyer dhe ajka e studentëve. Ligji siguron financimin e shtetit për të gjithë degët prioritare apo ato që shteti mbron për intersin publik, duke nisur nga matematika anglishtja albanologjia. Eshtë e rëndësishme që është një ligj që i hap rrugën për ta kthyer Shqipërinë në kohën e re europiane pas 20 e sa vitesh kaos. Ligji i jep fund ndërmarrjeve private në arsim. Nuk lejohet të ketë më universitet që funksionon si ndërmarrje private. Të gjithë janë të barabartë, konkurencë e meritë dhe garanci se kursimet e shqiptarëve nuk do të shkojnë më dëm siç kanë shkuar rëndom , dhe mundimet e të rinjve nuk do të shkojnë më kot
    Jemi në Europë me këtë ligj, do hyjmë në Europë duke implementuar këtë ligj. Sfidat janë përpara. Koha e nevojsh me është jo e shkurtër gjithçka nis vitin e ardhshëm”
    Sigal