Arsimi i lartë, Artan Fuga: Fërshëllima kamxhiku në ajër kundër mendimit ndryshe…

    412
    (Ja përse universitetet duhet të jenë të lira sikurse ishin në Mesjetë)
    ————————————————————————————————–
    Une nuk jam pjestar i asnjë kastë universitare, as dekan, as rektor, as antar senati universitetesh, as kryetar këshillash profesorash. Mua më kanë zgjedhur kolegët e mi në mënyrë unanime, me votë të fshehtë për të drejtuar një departament. Ju ftoj të vini ta vizitoni, nuk është parajsa mbi tokë, por nuk është fare ajo qe u tha për universitetet publike.
    Nga konkurrenca me departamente të ngjashem te privati të kemi frikë?
    As i llogarisim. I hamë me gjithe lecka, i lëmë pa punë, siç i kemi lënë.
    Unë nuk drejtoj 40 doktorata, por jo më shume se tre a katër, sipas rregullit,
    nuk jap mësim në shtatë vende, por jashtë universitetit publik, jap vetëm 1 ore mësim në javë në semester, sipas rregullit,
    nuk marr rryshfete, le të dale një student në këto 25 vjet të dëshmojë të kundërtën,
    leksionet që jap në Tiranë, po njësoj i jap edhe në Francë, sipas rregullit,
    nuk kam licencuar asnjë universitet, dhe nuk kam asnjë biznes, as mjet transporti me katër rrota madje,
    kam pafund libra dhe artikuj shkencorë të botuar jashtë vendit,
    gradat dhe titujt nuk i kam marrë vetëm në Shqipëri, por jashte vendit, edhe doktor edhe kualifikimin profesor,
    nuk marr honorare në media si analist a psikanalist,
    nuk vegjetoj sepse drejtoj projekte kërkimore shkencore prej 25 vjetesh,
    nuk jam në asnjë parti,
    si t’ja bëj që edhe unë mendoj dhe kam bindjen e plotë se projektligji për arsimin e lartë është antikushtetues dhe do e falimentoje atë?
    Nga postimi ne fb i z.Fuga pasi u miratua me 78 voto Ligji për arsimin e Lartë
    Sigal