“Arrivo Berlin”. Gjermania plan për trajnimin e emigrantëve

574
Rreth 70 % e të huajve, që kanë mbërritur në Europë, prej fillimit të këtij viti, janë emigrantë të paligjshëm ekonomik dhe nuk kanë të drejtë të qëndrojnë. Por një inisiativë e Bashkisë së Berlinit dhe Dhomës së Tregtisë u vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan të sigurojnë jetesën.
“Arrivo Berlin” trajnon emigrantët për të mësuar një zanat, i cili do t’i ndihmojë në punësimin afat-gjatë, veçanërisht në një vend ku popullësia po plaket dhe ku mungojnë punëtorët e kualifikuar. Menaxheri i “Arrivo Berlin” Anton Schunemann thotë megjithëse ky projekt është ngritur për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve, garancitë për qëndrimin e tyre nuk janë ende të plota.
“Problemi më madh është se megjithëse po trajnohen për formimin profesional apo gjetjen e një vendi pune, nuk përjashtohet mundësia që të kthehen në vendet e origjinës. Kjo do të thotë se Gjermania mund të kthejë në atdhe një punëtor që paguan taksat rregullisht. Ky është dhe problem kryesor, nuk nxit investimin. Nëse kompania trajnon dikë, atëherë kjo do të thotë se po investon për atë person“, shprehet menaxheri i projektit “Arrivo Berlin”, Anton Schunemann.
Tahir Osman Mohamed u largua nga Çadi në vitin 2012 dhe pasi qëndroi për pak kohë në Libi, përshkoi Detin Mesdhe. Sapo mbërriti në Gjermani kërkoi azil. Ai është pjesë e skemës së trajnimit dhe po mëson për tu bërë elektriçist, me shpresën për të qëndruar në Gjermani. “Arrivo Berlin” beson se projekti do të garantojë një zgjidhje, ku të gjithë të jenë fitues, duke trajnuar për të ardhmen, emigrantët që janë të motivuar dhe kërkojnë të jetojnë në Gjermani.
Sigal