Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi rreth telekomunikacionit

469
Në bisedimet midis delegacionit të Prishtinës dhe të Serbisë në Bruksel, janë dakorduar që Serbia të ketë kompaninë e saj të telekomunikacionit në Kosovë. Anëtari i delegacionit serb, gjeneral Dragan Vladisavleviq, ka deklaruar se është arritur marrëveshja dhe se Serbia do të ketë kompaninë e saj të Telekomunikacionit në Kosovë.
“Populli serb do të përdor gjithçka si deri më tani”, ka thënë Vladisavleviq i cili ka vlerësuar se kjo mund të cilësohet si përparim për palën serbe. Vladisavleviq shpjegoi se kodi telefonik me kërkesë të Prishtinës do ta kërkojë Austria, por se ky fakt sipas tij nuk ndryshon asgjë kur është fjala për tarifën e thirrjeve telefonike.
Edhe pse është arritur marrëveshja për telekomunikacionin, ajo nuk do të nënshkruhet deri sa nuk arrihen marrëveshjet për pikët tjera, për të cilat janë duke u zhvilluar negociata në Bruksel.
“Në parim insistohet në pako. Ky është një propozim i dhënë nga ana e Brukselit, kurse Prishtina këmbëngul të nënshkruhet kur të arrihen marrëveshje rreth katër temave”, ka shtuar Vladisavleviq.
Sigal