Sigal

Policia italiane ka arrestuar një 42-vjeçar shqiptar pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 42-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, u vu në pranga në rajonin e Tordinos.

Sipas mediave italiane ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Apelit në Durrës. Shqiptari akuzohet për trafikim të paligjshëm të automjeteve ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Mediat italiane raportojnë se në nëntor të vitit 2002, 42-vjeçari u kap duke ngarë një makinë të madhe, të vjedhur në Itali, të cilën më pas e shiti në Shqipëri për shumën 12 mijë euro.