Arrestohet shijakasi i kërkuar nga Interpoli, 53-vjeçari i dënuar në Itali

542
Sigal

Policia e Shijakut ka arrestuar një 53-vjecar, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë Eqerem Dërvishi 53 vjeç, banues në Maminas, pasi rezulton i dënuar nga shtetit italian me 5 vite burg për veprën penale ‘përdhunim’. Ai pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

Njoftimi i policisë: 
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndalohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

Eqerem Dërvishi 53 vjeç, banues në Maminas. Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, Itali e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Përdhunim” parashikuar në nenet 110,81/2 dhe 609 i Kodit Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.