Arrestohet në Malajzi agresori i tretë që dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Kim Jong Nam

431
Këtë të shtunë Policia e Malajzisë ka thënë se ka arrestuan një nga agresorët që vranë vëllain e Liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Kim Jong Nam vdiq këtë javë pasi u sulmua në aeroportin e Kuala Lumpur. Zyrtarë të Koresë së Jugut dhe SHBA-së kanë thënë se ai u vra nga agjentët të Koresë së Veriut.
Policia e Malajzisë tha se arrestimi i fundit lidhur me vrasjen është bërë të premte, i dyshuari është identifikuar si Ri Jong Chol, i lindur më 6 maj 1970.
“Ai dyshohet të jetë i përfshirë në vdekjen e një mashkulli në Korenë e Veriut”, lexohet në deklaratë.
Dy të dyshuarat e tjera femra, një indonezian dhe tjetri mbante dokumente vietnamese, tashmë janë arrestuar. Ndërsa një njeri në Malajzi është ndaluar. Nga të dhënat e tjera dyshohet se tre të dyshuar të tjerë janë në arrati.
Sigal