Arrestohet Mihasi, goditi e kanosi 20-vjeçarin me armë pa leje

1026
TIRANË – Erigers Mihasi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës mëngjesin e sotëm për armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë 26-vjeçari, banues në Tiranë pak ditë më parë pati një konflikt në një lokal të kryeqytetit me 20-vjeçarin O.L. banues po në Tiranë.
Mihasi ka goditur në kokë me qytën e pistoletës dhe ka kanosur 20 vjeçarin.
Në momentin e arrestimin policia i gjeti 26- vjeçarit një pistoletë tip “Crvena Zastava” me një krëhër me 4 fishekë, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tiranë. 
Sigal