Arrestohet menaxheri i një zgare në Tiranë, nuk iu bind policisë

470
Menaxheri i një lokali në kryeqytet është vënë në pranga ditën e sotme, pasi nuk iu bind policisë për të ulur volumin e muzikës. Shtetasi Keidio Hoxha akuzohet për korrupsion, pasi tentoi të korruptojë efektivin e policisë me 500 lekë.

“Punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme kanë shkuar në biznesin ku ky shtetas punonte si menaxher i një zgare duke i komunikuar uljen e muzikës, i cili nuk e ka zbatuar urdhrin për uljen dhe ka kaluar tejzgjatjen e orarit të muzikës. Ky shtetas nuk ka zbatuar urdhrin dhe ka tentuar te korruptoje punonjësit e Policisë duke i dhënë një kartëmonedhë 500 lekëshe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet do i referehen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sigal