Arrestohen 2 persona në Tiranë, kapen me 12 kg kanabis sativa

471
Dy persona janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës, pasi u kapën me 2 kilogramë lëndë kanabis sativa. Lënda narkotike ishte fshehur në makinën me të cilin udhëtonin dy të rinjtë.

Shtetasit Olger Myrtezaj dhe Sokol Durmishllari, u arrestuan teksa udhëtonin një mjet tip “Golf”, targë AA 805 AM drejt Yzberishtit. Policia sekuestroi lëndën narkotike, ndërsa materialet në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Sigal