Arrestohen 10 zyrtarë të lartë të FIFA-s për korrupsion në Zvicër

484
Polica zviceranë ka vijuar sot me një valë të re arrestimesh në kuadër të hetimeve të kryera nga SHBA-të mbi korrupsionin në FIFA. Sipas asaj që shkruan “New York Times”, janë vënë në pranga më shumë se 10 zyrtarë të lartë dhe ish-funksionarë të FIFA-s të ndaluar nga policia zviceriane, të cilët akuzohen për marrjen e miliona dollarëve. Arrestimi i tyre u bë në hotelin luksoz Baur Au Lac.
Zyra Federale e Drejtësisë bën të ditur se arrestimi i disa prej tyre është bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi dyshohet se kanë marrë para për shitjen e të drejtave të marketingut. Autoritete zviceranë sqarojnë se emrat e zyrtarëve të arrestuar do të bëhen publik së shpejti. Ndërsa mediat e huaja theksojnë se në këtë aferë korrupsioni janë të përfshirë 12 persona. Në hotelin Baur Au Lac, në muajin maj të këtij viti u arrestuan edhe zyrtarë të tjerë të futbollit botëror për korrupsion.
Sipas autoriteteve, personat e arrestuar akuzohen për pastrim parash dhe mashtrim sportiv. Burime pranë hetimeve thonë se arrestimet e reja janë të lidhura me futbollin në Amerikën e Jugut dhe atë në Amerikën Qendrore. Funksionarë të policisë, pohojnë se mes të arrestuarve nuk rezulton të jetë presidenti i FIFA-s, Sep Blater.
Sigal