Arratisja e Gruevskit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

677
Sigal

Arratisja nga drejtësia e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë për “Politiko.eu“, një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit, shprehet se SHBA-të konsiderojnë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili kërkoi azil politik në Hungari duhet ta vuajë dënimin me burg në vendin e tij.

“Në proces juridik dhe transparent, Nikolla Gruevski ishte gjykuar nga gjykata e Maqedonisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe i dënuar në dy vite burg.

Aktvendimi ishte vërtetuar edhe nga instanca tjera gjyqësore. Gruevski është i akuzuar edhe për katër vepra të tjera penale.

Ne konsiderojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, ndërsa Nikolla Gruevski të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, thotë përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit.