Arratiset nga komisariati i Shkodrës, pezullohen 7 punonjës policie

535
Pezullohen 7 punonjës në policinë e Shkodrës pasi një i shoqëruar në komisariat është larguar.
K.D ishte i shoqëruar nga grupi i gatshëm në mjediset e komisariatit por në momentin që është ulur nga makina e policisë është larguar me vrap.
Personi në fjalë është shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje pasi një natë më parë kishte ndodhur një plagosje në lagjen “Skenderbeg”
I arratisuri nga komisariati i policisë është shpallur në kërkim.
Sigal