Arqile Gjata/ Dy bashkëshortët dhe i dashuri i gruas

    366
    Sigal

    Përfytyroni një shok të nderuar e mikpritës në shtëpinë e tij ku jeton me gruan dhe me të dashurin e gruas. Apartamenti i tyre është një guaskë e skicuar nga vetë ata ku dhe hëna ri mendueshëm, i mungojnë vetëm pikturat. Gruaja… E kujdesshme në marrëdhëniet me të dashurin në praninë e burrit. Si gjithmonë ajo vë në jetë personazhet që krijon i shoqi: -Unë ndjej dhe përjetoj vuajtjet e gëzimet e burrit tim të dashur. E mrekullueshme është se ai po hap një dritare të re të jetës së tij. Sot është më i dhimbsur nga sa e kam njohur vite më parë. Ai nuk e quan veten të plakur, sidomos tani që u ngroh moti. Atij i pëlqejnë të sajoj miq prej qelqi në mungesë të miqve prej mishi e gjaku. Dhe këta lloj miqsh i gjen nëpër ëndrra si pasqyrim i asaj që tingëllon, që është piktoreske, por e mbështjell me frymë mistike. Nga këta lloj miqsh është dhe i dashuri im. Im shoq ngopet me ëndrra. Ditëve të diela ai e vendos kokën mbi tavolinën e televizorit dhe vet largohet për në plazh të qetësohet nën rrezet e diellit dhe kur përsëri ndihet i huaj në atë mjedis shkon për kafe në qendër të qytetit dhe sidomos lodhet shumë me FB-në.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf