Armëpushimi në Siri, pritet sot votimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

676
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është duke bërë përpjekje për të arritur një marrëveshje për rezolutën që parasheh armëpushim në Siri, duke kërkuar votimin e saj gjatë ditës së sotme.
Më këtë votim kërkohet miratimi i 30 ditëve armëpushim në Siri, për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuuimin e civilëve të plagosur.
Presidenti amerikan, Donald Trump, më 23 shkurt ka akuzuar Rusinë, Iranin dhe qeverinë siriane, duke i konsideruar si përgjegjës të situatës në Siri.
“Do të them se çfarë kanë bërë kohën e fundit Rusia Irani dhe Siria është turp humanitar”, ka thënë Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.
“Ajo çfarë kanë bërë këto tri shtete te këta persona është e turpshme”, ka shtuar ai.
Rusia ka kundërshtuar më parë këtë rezolutë, duke thënë se nuk është reale dhe se injoron faktin që shumë luftëtarë të grupit militant, Shteti Islamik janë ende në atë rajon.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelaraja gjermane, Angela Merkel, i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin për të mbështetur rezolutën, dhe t’i bëjnë presion qeverisë siriane për të ndaluar bombardimet në enklavën e kontrolluar nga rebelët, jashtë Damasakut.
Dëshmitarët kanë raportuar për një valë të re bombash në Ghoutën Lindore më 23 shkurt.
Më shumë se 400 civilë është raportuar të kenë vdekur në këtë zonë nga 18 shkurti.
“Masakra në Ghoutën Lindore, duhet të ndalojë tani”, ka thënë shefja për Politike të Jashtme në BE, Federica Mogherini.
“Bashkimi Evropian nuk ka fjalë për të përshkruar tmerrin të cilin po e përjetojnë njerëzit në Ghoutën Lindore”, ka thënë ajo përmes një deklarate.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë me 23 shkurt se, “Rusia dhe Irani duhet të ndalojnë këtë regjim”.
Ai po ashtu ka përmendur se bombardimet në Goutën Lindore dhe ofansiva qeveritare kundër pozicioneve të kontrolluara nga rebelët në Provcën Idlib, janë në kundërshtim me marrëveshjet e negociuara në Astana, nga diplomatët e Ankarasë, Moskës dhe Teheranit.
Më herët, Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Rusinë për bombat në Ghoutën Lindore, duke thënë se Moska ka “përgjegjësi unike” për vdekjet e qindra civilëve në këtë pjesë, në javët e fundit.
Departamenti amerikan i Shtetit, i ka bërë thirrje Rusisë të përdorë ndikimin e saj për qeverinë siriane dhe të ndalojë vrasjet.
Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, ka kundërshtuar rezolutën e Perendimit, duke thënë se Rusia ka mundësi të përdorimit të vetos, derisa këshilli voton.
Neenzya ka thënë se mediat dhe kombet Perëndimore janë duke kryer një ‘fushatë dezinformuese” për luftimet ne Ghouta dhe janë duke njoftuar atë që e ka cilësuar “të vërtetë të papërshtatshme”, sepse sipas tij mijëra lufëtarë të lidhur me Al-Kaidën gjenden aty.
Më 22 shkurt, ushtria siriane ka nisur disa fletëpalosje duke u kërkuar banorëve ne Ghouta të largohen për sigurinë e tyre.
Ambasadori i Sirisë në OKB Bashar al-Ja’afari, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Ghouta do të jetë “Aleppo e dytë”.
Sigal