Armando Sadiku pranë firmës me Panathinaikos

509
Vetë sulmuesi i Kombëtares shqiptare, dje ka konfirmuar se, Greqia mund të jetë destinacioni i radhës i tij, jo vetëm për pushime, sepse ai këtë verë ka qenë në disa plazhe greke. Por, mediat greke raportonin dje, se sulmuesi është shumë pranë firmës me skuadrën e Panathinaikos, një marrëveshje, e cila po ecën me ritme të shpejta, ndërkohë që edhe Sadiku e ka konfirmuar interesimin e skuadrës greke, dhe se e tërheq ideja për të luajtur në këtë klub të njohur. “Jam në dijeni për interesimin e Panathinakos, dhe jam i nderuar për këtë. Menaxheri im është në kontakte me klubin, mendoj se jemi pranë akordit”, ka deklaruar dje Armando Sadiku, cituar në portalin e “gazzetta.gr”. Drejtuesit e Panathinaikos i kanë filluar bisedimet intensive me futbollistin, por edhe klubin e Zyrihut që zotëron kartonin e tij.
Sigal