Arjan Zadrima: Abuzimet e administratës të Akademisë së Rendit, nepotizim dhe korrupsion

619
Skandal me shkarkim-emërimet, ata që zbulojnë abuzimet dhe nuk bëhen palë me to, kryqëzohen me largime nga puna
Kupola e Akademisë së Rendit, sundohet nga nepotizmi dhe korrupsioni
Janë shumë raste që kanë lidhj,e jo vetëm me emërimet klienteliste e nepotike, por edhe me tenderët e ushqimit që helmon studentët, me dhënien me qira të ambienteve për biznese makinetash e mjedisesh për restorante, për mbjellje ullinjsh e pazare korrjesh bari për silazh dimëror brenda territorit të Akademisë e lloj-lloj pazaresh të tjerë që “ushqehen” në këtë institucion prej kupolës drejtuese me “bekimin” e pazarxhinjve të kupolës së Ministrisë së Brendshme
Burime të Gazetës “Telegraf”, na bëjnë me dije, se dy ditë më parë, në organin e akuzës të Tiranës (Prokurori) është regjistruar një denoncim, që zbardh një rast shkarkim-emërimi skandaloz e të inskenuar, të një nëpunësi drejtues shërbimesh civile brenda policisë së Shtetit, i cili nuk ka pranuar të bëhet pjesë dhe mbulesë e një serie abuzimesh të inskenuara, të lejuara e të mbrojtura në mënyrë antiligjore prej kupolës drejtuese të Akademisë së Policisë. Interesimit tonë tek akuzuesi Sokrat Boçi, ai iu përgjigj jo vetëm duke pranuar që ka bërë kallëzim penal, por edhe duke na vënë në dispozicion shkresërisht, kallëzimin penal që ka bërë në Prokurorinë e Tiranës, duke e dërguar atë nëpërmjet shërbimit postar. Sipas këtij kallëzimi, mësohet se Sokrat Boçi, me detyrë Shef Sektori Ekonomik dhe specialist në Akademinë e Sigurisë, Sauk-Tiranë deri ditën e urdhër-vendimit të shkarkimit, nga data 26 deri 31. 09. 2016 është njoftuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj, se ishte liruar nga detyra dhe marrëdhëniet financiare i ndërpriste në datën 01.10.2016. Motivi: “Ndryshim i strukturës”. Por, sipas kallëzimit dhe letrave të shkarkimit të tij nga puna, motivi nuk ka qenë “ndryshim strukture”, por zëvendësim, mbasi po në datën 01. 10. 2016, në detyrën e zotit Boçi, u emërua një person tjetër, më konkretisht Fuat Korçari. Këtu nuk është fjala, se cili u emërua, por se për çfarë motivi real u shkarkua një drejtues, të cilit iu tha, se kishte ndryshim strukture, që në gjuhën administrative, do të thotë se, ose shkrihet funksioni, ose shkrihet shërbimi. Në rastin konkret, nuk ka, as shkrirje funksioni, as shkrirje shërbim,, por ka “spastrim” të një drejtuesi shërbimesh civile në polici, i cili nuk ka pranuar të bëjë “ujdi” me ujqërit e tenderëve dhe pazareve ilegale e fitimprurëse që bëhen në Akademinë e Sigurisë, të kësaj shkolle që mëson “çunat” e ardhshëm të policisë dhe anti-krimit, se si të mos bëhen pjesë e krimit dhe ta luftojnë atë! Po çfarë ndodh realisht në praktikë nga “profesorët” dhe shefat e tyre deri në ministrinë e Brendshme? Ndodh e kundërta! Po publikojmë sot një pjesë nga kallëzimi i bërë në prokurori për largimin e atyre që nuk lënë hapësira për korrupsion, raste të cilët jemi duke i ndjekur dhe që kanë lidhje, jo vetëm me emërimet klienteliste e nepotike, por edhe me tenderët e ushqimit që helmon studentët, të dhënies me qira të ambienteve për biznese makinetash e mjedisesh për restorante, për mbjellje ullinjsh e pazare korrjesh bari për silazh dimëror brenda territorit të Akademisë e lloj-lloj pazaresh të tjerë që “ushqehen” në këtë institucion prej kupolës drejtuese me “bekimin” e pazarxhinjve të kupolës së Ministrisë së Brendshme! ja pjesë nga kallëzimi i zotit Sokrat Boçi: 
Kallëzim Penal
Kallëzues: Sokrat Gori Boçi
Të kallëzuar: – Nikoll Rica, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. 
– Bilbil Memaj, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë. Sauk-Tiranë. 
– Fuat Korçari, Shef i Sektorit Ekonomik në Akademinë e Sigurisë. Sauk-Tiranë. 
Akuzohen për: Falsifikim të dokumenteve zyrtare e shpërdorim detyre të Nikoll Rica e Bilbil Memaj në bashkëpunim dhe kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij për Fuat Korçari.
Baza Ligjore: Kodi i Procedurës Penale neni 283 dhe i Kodit Penal
Çfarë thotë kallëzimi? “Unë kallëzuesi Sokrat Gori Boçi, kam qenë me detyrën Shef Sektori Ekonomik dhe specialist në Akademinë e Sigurisë, Sauk-Tiranë. Në datën 26 deri 31.9.2016, jam venë në dijeni nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj, se lirohem nga detyra dhe marrë dhëniet financiare i ndërprisja në datën 01.10.2016, me arsyetimin e ndryshimit të strukturës dhe në mënyrë të habitshme, po në këtë datë emërohet në këtë funksion, z. Fuat Korçari. Rezulton se në lirimin tim nga detyra, ata kanë konsumuar vepra penale dhe konkretisht: Në mënyrë të papritur dhe pa asnjë lajmërim me Urdhrin Nr. 1136/1, datë 26. 09. 2016 të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohem nga funksionet ndihmëse të Policisë së Shtetit. Ky urdhër, ka ardhur si pasojë e shfrytëzimit të Urdhrit Nr. 491 datë 05.09.2016 të Ministrit të Punëve të Brendshme “Për miratimin e strukturës organike të Akademisë së Sigurisë”, ku thuhet: Punonjësit e policisë të poshtëshënuar në pamundësi sistemimi për arsye të ndryshimit të strukturës dhe gradave në Akademinë e Sigurisë, jua kalojmë në dispozicion për emërim në detyrë, gjithsej 9 vetë, nga të cilët 8 punonjës policie që mbajnë gradën policore Drejtues, ndërsa Nr. 9 “civil”, me emrin Sokrat Boçi! Por, në Shkresën Nr. 2024, datë 22. 09. 2016, bëhet fjalë për punonjës policie, ndërsa në nr. 9 të listës së kësaj shkrese, konkretisht për Sokrat Boçin cilësohet “civil” e jo punonjës policie, çka tregon se Sokrat Boçi nuk ka qenë punonjës policie me gradë me gradë policore paçka se në shkarkimin nga detyra, në mënyrë antiligjore është trajtuar si punonjës policie! Sipas Ligjit për Policinë e Shtetit, Shkresa Nr. 2024, datë 22.09.2016, është nxjerrë në kapërcim të detyrave dhe është përpiluar e nënshkruar duke mos pasqyruar rrethanat reale, por dhe duke u falsifikuar e shpërdoruar detyrën nga Z. Bilbil Memaj, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, duke paraqitur rrethana të rreme. Këtë gjë e provon edhe ky fakt: Bazuar në Urdhrin Nr. 294, datë 5.06.2015 të Ministrit të Punëve të Brendshme, të ndryshuar, “Për miratimin e strukturës organike të Akademisë së Sigurisë”, në pikën 1.8/1 është e përcaktuar edhe struktura e Sektorit Ekonomik, me këtë përbërje: 
-Shef Sektori ai specialist: 1
-Specialistë Shërbimesh: 2 
-Specialist përfaqësimi ligjor, prokurime, jurist: 1 
Pra, janë 4 nëpunës gjithsej, në rang drejtuesi dhe 3 specialistë, ndërkohë që sektori ka 32 punonjës gjithsej Mjafton ky fakt. për të kuptuar se si numri i përgjithshëm i Sektorit Ekonomik edhe numri i specialistëve, nuk është shkurtuar, përkundrazi në rolin e shefit ka pasur dhe ka një person, gjë që e [provon edhe zëvendësimi zotit Boçi po në datën që atij i është bërë shkëputja financiare, pra shkarkimi. Pyesim: Në rast se do të kishim shkurtim të numrit dhe të strukturës të organikës së Sektorit Ekonomik, si shpjegohet fakti që në një kohë kur zoti Boçi lirohet në datën 1.10.2016 me motivin “ndryshim strukture” dhe po në datën 01.10.2016 emërohet në po të njëjtën detyrë dikush tjetër, konkretisht Fuat Korçari, me Urdhrin Nr. 2679/1, datë 20.09.2016, ish-specialist në Seksionin e Planifikimit, në Sektorin e Zhvillimit Profesional, në Akademinë e Sigurisë.
Sigal