Ariana Grande pezullon turneun muzikor, pas sulmit terrorist në koncertin e saj

482
Pas sulmit terrorist në koncertin e saj në Manchester, këngëtarja amerikane e muzikës pop, Ariana Grande ka pezulluar turneun muzikor “Dangerous Woman”.
Vendimi i këngëtares ka ardhur nj ditë pas shpërthimit në Manchester Arena, teksa ajo ishte duke performuar këngën e fundit, njofton CNN. Si pasojë e sulmit të marrë përsipër nga ISIS humbën jetën 22 persona, ndërsa 59 të tjerë u plagosën.
Këngëtarja nuk pësoi lëndime, ndërsa përmes një postimi në Twitter pas ngjarjes shprehu trishtimin për atë që ndodhi. Koncerti në Mançester ishte i pari nga 3 koncertet e planifikuara në Britani të Madhe. Belgjika, Polonia, Gjermania dhe Zvicra janë vendet e tjera ku Grande duhej të performonte.
Sigal

Screenshot005