Argjentinë, 1600 balena zbulohen në brigjet e Gadishullit Valdés, numri më i madh që prej 1999

570
FILE-This Oct. 11, 2017 file photo shows a Southern right whale breach in El Doradillo Beach, Patagonia, Argentina. Scientists watching for baby right whales off the Southeast U.S. coast have yet to spot a single newborn seven weeks into the endangered species' calving season , a dry spell researchers haven't seen in nearly 30 years. (ANSA/AP Photo/Maxi Jonas, File) [CopyrightNotice: Copyright 2017 The Associated Press. All rights reserved.]
Sigal

Më shumë se 1600 balena janë parë gjatë fundjavës në brigjet e provincës së Chubut, në Argjentinë, veçanërisht në zonën e e gadishullit të Valdes.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Clarin, e cila thotë që zbulimi është bërë nëpërmjet kontrollit ajror nga qendra kombëtare (Cenpap), që më pak se një muaj më parë kishte lokalizuar plot 1079 balena në këtë zonë.

Sipas Cenpap bëhet fjalë për prezencën më të lartë që prej 1999, vit në të cilin filloi regjistrimi sistematik i gjitarëve më të mëdhenj në botë.
Biologu Mariano Coscarella ka thënë: “Eshtë impresionuese numri i madh i balenave të lindura, prej të cilave 17 janë të bardha. Ndër të tjera nga 1605 ekzemplarë 720 janë ‘këlyshë’, të shoqëruar nga nënat e tyre”.

Prezenca e balenave është një nga atraksionet turistike më të mëdha të Argjentinës jugore, ku rreth 100 000 vizitorë shkojnë deri në Gadishullin e Valdes për të parë ekzemplarët nga muaji maj në dhjetor.