Arben Ahmetaj: Paketë të re e qeverisë për programet e nxitjes së punësimit

627
Ndryshimet në arsimin profesional ndihen në këto 5 vite. Nuk është aspak diskutim politik që Kryeministri është i përfshirë drejtpërdrejt në mbështetjen për arsimin profesional dhe diferenca që ka bërë qeveria në 5 vite në këtë drejtim, është realisht e mbështetur në përfshirjen e drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe sot, dhe dje, dhe pardje, dhe në vitin e parë të qeverisjes. Ky është brezi i parë që diplomohet në këtë shkollë. Kam një pyetje për Zyberin, si ka mundësi që Elsoni kishte 100% të votave në platformën që keni zhvilluar? Ndërkohë, për aplikacionin T-Chat, duhet urgjentisht ta patentoni se ishte shumë interesante dhe mund të zëvendësojë edhe ndonjë nga këto platformat aktuale një ditë. Jo më kot e përmenda patentën. Këto janë shkolla ku mund të prodhohet dije, ku mund të prodhohen patenta, mund të prodhohet industri, mund të prodhohet ekonomi dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit nuk është më një industri, nuk është më një pjesë e ekonomisë fraxhile dhe e vogël, tashmë është kthyer në industri shumë e rëndësishme edhe në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim kurset profesionale. Në finale, fjala kryesore e mandatit të dytë është punësimi dhe punësimi ka në gjenezë arsimin profesional dhe ekonomia ka në gjenezë manifakturën, industritë dhe industrinë e teknologjisë dhe komunikimit. Unë dua të ndaj me ju një paketë të re për programet e nxitjes së punësimit, që kaloi qeveria sot, në mbështetje të arsimit profesional dhe të mbështetjes së asaj pjese të të papunëve që kanë nevojë më shumë se kushdo tjetër të trajnohen. Janë 3 grupe që sot promovohen nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave, me mbështetje të drejtpërdrejtë: janë nënat kryefamiljare të vetme, që iu paguhen për 1 vit në trajnim sigurimet shoqërore dhe 6 paga; janë të rinjtë si ju, që sapo diplomohen, që kanë mundësi të kenë 1 vit sigurime shoqërore nga buxheti i shtetit dhe 6 paga; dhe në të njëjtën kohë një fond i konsiderueshëm për trajnimet për punëdhënësit në mënyrë që qeveria, buxheti i shtetit, të mbështetë arsimin profesional, trajnimin dhe kalim nga bankat e shkollës apo nga lista e të papunëve, në punësim nëpërmjet këtyre instrumenteve promovuese, të cilat duken si modeste, por në terrenin ekonomik bëjnë diferencë shumë të madhe. Nuk janë pak para, nuk është shumë mbështetje dhe ka mundësi të kthehet në punësim për shumë familje e të rinj shqiptarë që kanë nevojë për punë. Tjetra që dua të them është që me iniciativën e drejtpërdrejtë të Kryeministrit, ne e kemi reformuar mënyrën se si duam që të ndikojmë në arsimin profesional dhe në kurset e formimit profesional. Praktikisht, i gjithë ai debat që bëhet për ndihmën ekonomike shkon tek një gjetje që iu referova pak më parë, ne nuk do të mbështesim thjesht me pagesë papunësie, por përkundrazi, të gjithë ata që dalin nga lista e ndihmës ekonomike dhe kthehen në punëkërkues aktivë, paguhen gjatë formimit të tyre profesional 5500 lekë në muaj, në 3 apo edhe në 6 muaj nëse do të duhet, për t’u formuar profesionalisht, për t’u bërë të punësueshëm nga tregu privat dhe nga ndërmarrjet. E fundit, ne kemi një plan shumë të detajuar të mbështetjes së arsimit profesional. Madje këtë vit, me iniciativë të Kryeministrit, do të hapet një proces i ri, për një shkollë si kjo, pra ta dublojmë si një eksperiencë ekselence dhe jam i bindur që me gjurmueshmërinë që ne kemi, jam i bindur që kjo shkollë do të ketë punësimin më të lartë nga të gjitha shkollat e arsimit profesional. Në bazë të gjurmueshmërisë, 42% e nxënësve menjëherë punësohen. Unë jam i bindur që kjo shkollë, me të diplomuarit e parë, në krye të dy – tre muajve do t’i ketë 100% të punësuar. Vetëm Lufthansa Solution, nëpërmjet partnerëve që ka në Shqipëri, sot kanë punësuar 300 të rinj e të reja si ju dhe kërkojnë akoma, sepse janë në zgjerim. 
Sigal