Aplikimet për SPAK/ Shkon në 20 numri i prokurorëve që kandidojnë, njihuni e emrat

503
Sigal

Siç edhe është lajmëruar më herët nesër është data e fundit për aplikimin nga ana e prokurorëve për “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” njohur ndryshe si SPAK.

Deri më tani pas shtyrjes së afatit të aplikimit janë resgjistruar 20 prokurorë nga të cilët vetëm 15 prej tyre do të përzgidhen në këtë strukturë, ndërkohë që mbetëten edhe 24 orë nga përfundimi i këtij afati.

Gjatë ditës së sotme kanë aplikuar 4 prokuror të cilët janë:  Altin Dumani , prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë, Enkeleda Osmani ( Xhengo), prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës,  Elida Kackini ( Celami)  Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe Enkeleda Millonai, Prokurore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan ( aktualisht me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është në pozicionin e Drejtuesit të kësaj Prokurorie).

Kujtojmë se afati i fundit i aplikimit ishte me datë 06.02.2019 por për shkak të numrit të paktë të aplikimeve ai u shty deri me datën 21 shkurt.

Ndërkohë KLP iu ka bërë thirrje prokurorëve të shfrytëzojnë këtë afat për të paraqitur aplikimin e tyre, me arsyetimin se “numri ikandidatëve të cilët kanë aplikuar nuk është ende i tillë që të mundësojë konkurrencën dhe përzgjedhjen e më të mirëve”.

Kandidatët e tjerë që kanë aplikuar për SPAK janë:

Vate Staka, Anton Martini, Klodian Braho, Besnik Muçi, Eneid Nakucin, Edvin Kondilin, Dolorez Musabelliu, Eugen Beci, Dritan Prençi, Shkëlzen Cena, Vladimir Mara, Arben Kraja, Besim Hajdarmataj, Vatë Staka, Behar Dibra dhe Dorina Bejko. Në strukturën e SPAK do të jenë 15 prokurorë.