Apelit për ndihmë të Veliajt i bashkohet Gaz Paja: Adapton një çerdhe

528
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një fushatë për të riparuar në kohë 31 çerdhet e Tiranës. Gazmend Paja, aktori i humorit i është bashkuar kësaj nisme së fundmi. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj postoi në facebook lajmin duke shtuaer se kanë mbetur edhe 14 çerdhe të tjera. Më 14 gusht zoti Veliaj shpalli nismën “Adopto një çerdhe” duke kërkuar ndihmë nga komuniteti.
“Nëse në qytetin më të madh të shqiptarëve ka mjaftueshëm bamirësi dhe bujari, duhet të ketë edhe 31 qytetarë, biznese, fondacione apo organizata, që të adoptojnë një çerdhe. Për shkak të buxhetit të rrënuar dhe borxhit që na ka zënë frymën, e kemi të pamundur që vetëm në një javë të prokurojmë, tenderojmë apo të gjejmë financat e nevojshme për riparimin e tyre. Ndaj, sot thirrja është shumë e qartë: ‘Adopto një çerdhe’”, u shpreh atëherë kryebashkiaku Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se administrata do të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për projektet dhe për stafin, për t’u siguruar që 31 çerdhet që sot janë pa asnjë financim të kenë një fillim të mbarë të vitit, për të gjithë prindërit që duan dhe presin një çerdhe sa më dinjitoze për fëmijët e tyre. “Jam shpresëplotë se në të qytetin më të madh të shqiptarëve do të gjenden 31 njerëz bujarë, të cilët do të na shpëtojnë nga ferri financiar ku jemi sot”, deklaroi Veliaj. Atë ditë Kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi çerdhen nr. 54 në rrugën “Mihal Grameno” në Njësinë nr. 2, ku pa nga afër gjendjen në të cilën ndodhej ai objekt
Sigal