Apeli ‘rrëzon’ Infermierët: Testimi i Ministrisë i ligjshëm, do të bëhet

    373
    Apeli i Gjykatës Administrative ka rrëzuar padinë e ‘Urdhërit të Infermierit’, duke e konsideruar të ligjshëm urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e infermierëve.
    Me këtë vendim, legjitimohet urdhëri i MSH-së, duke i hapur rrugë kështu zhvillimit të testit për infermierët.
    Presidenti i Urdhërit të Infermierit e çoi çështjen në gjykatë dhe sipas Sabri Skënderit ky testim ishte i paligjshëm. Por pas këtij vendimi, Skënderi ka thënë se do ta apelojë në Gjykatën e Lartë.
    Një muaj më parë kjo gjykatë vendosi pezullimin e testimit, duke i lënë mundësi palëve të sjellin argumentet për realizimin dhe kundërshtimin e këtij testimi. 
    Sigal