Anxhela Zogaj (Sr)/ ADOLESHENCA

    464
    Sigal

    (ESE)

     Fjalë e vështirë apo periudhë e vështirë?!?? E kë të pyes tani, veten apo të tjerët?! Se përsa u përket prindërve më duket se nuk e dinë…sikur nuk kanë jetuar ndonjëherë! Jooooo,-thonë,-ne nuk kemi qenë kështu, nuk kemi bërë kështu… E si keni bërë ju? S’jeni ndjerë ndonjëherë me krahë, të fluturosh dhe të mendosh se ata krahë s’duhet ti pres askush?… A nuk ju kujtohet se donit të ndienit të njëjtat gjëra? Hë, me sa kuptoj unë, ju i keni harruar të gjitha dhe ngelët duke na qortuar, duke na thënë: Je gabim këtu, aa dhe këtë s’e bëre mirë…obobo çfarë bëre! kujdes këtu e kujdes atje… Në rregull pra e kuptova, e dëgjova, ma the dje, ma the pardje, ma ke thënë përditë… Na lini dhe ne pak të lirë, të veprojmë dhe ne siç dimë. Le të gabojmë se ndoshta edhe nga gabimet do mësojmë. Ah, adoleshenca…

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf