Antoneta Dhima, gruaja që sfidon realitetin dhe vështirësitë e kohës

1055
Eglantina Alliaj

Ka 25 vite pune dhe karriere të suksesshme në administratë, dhe pas kësaj tashmë është deputete në mandatin e dytë të saj. Të jesh grua dhe deputete njëkohësisht, për të është një detyrë, si gjithë detyrat e tjera që ka kryer në këto 25 vite, por e ngarkuar me një përgjegjësi të madhe. Është aktive në parlament dhe komisionin Parlamentar të Ekonomisë, e pranishme në të gjitha aktivitet sociale, plot energji dhe përkushtim ndaj rolit që ka në politikë e shoqëri. Kjo është deputetja socialiste e qarkut të Fierit Antoneta Dhima. Në një rrëfim ekskluziv, zonja Dhima thotë se punën e saj e karakterizon përkushtimi, disiplina, angazhimi, përgjegjësia, vendosmëria për t’i shkuar deri në fund adresimit dhe zgjidhjes së problemeve, dhe këtë ajo ia dedikon arsimimit tim në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Motoja e saj është: Përgatitu sa më mirë profesionalisht dhe fito eksperienca, e për më tepër, kurrë mos u dorëzo, sepse çdo gjë, ka zgjidhjen dhe medaljen e vetë te nderit, tek të cilat të çojnë puna e palodhur, vendosmëria, durimi dhe pasioni. Të jesh gjithmonë e fortë në karakter, njerëzore, dhe po aq e thjeshtë dhe komunikuese në të gjitha nivelet.” 

Zonja Dhima, ju jeni në mandatin e dytë si deputete në parlamentin shqiptar, përfaqësuese e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, në Patos. Sa e vështirë është të jesh deputete, dhe grua njëkohësisht?
Nuk është absolutisht e vështirë. Është një detyrë, si gjithë detyrat e tjera që kam kryer në këto 25 vite, por e ngarkuar me një përgjegjësi të madhe, pasi përballë ke mijëra qytetarë që të kanë votuar dhe shpresojnë tek kontributi yt në zgjidhjen e një morie problemesh nga më të ndryshmet. Mjafton që të kesh angazhimin dhe përkushtimin e duhur dhe ky mision është i mundur. Për sa i përket pyetjes, se sa e vështirë është të luash të dyja rolet- politikane dhe grua, do të thosha që- të qenit grua në vetvete nuk është gjë tjetër, veçse lidere e familjes. Pa mohuar faktin se pa mbështetjen e familjes, do ta kisha të pamundur të isha këtu ku jam sot. Roli i familjes është i padiskutueshëm dhe shumë i rëndësishëm për mua.

Keni mbaruar studimet në Shkollën e Bashkuar, me titull Oficere, në degën plan financë. Sa ka ndikuar në punën tuaj ky arsimim?
Tiparet më të mira që karakterizojnë punën time: përkushtimin, disiplinën, angazhimin, përgjegjësinë, vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund adresimit dhe zgjidhjes së problemeve, ia dedikoj arsimimit tim në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Personalisht kam një moto: “Puno dhe përgatitu sa më mirë profesionalisht dhe fito eksperienca, e për më tepër, kurrë mos u dorëzo, sepse çdo gjë, ka zgjidhjen dhe medaljen e vetë te nderit, tek të cilat të çojnë puna e palodhur, vendosmëria, durimi dhe pasioni. Të jesh gjithmonë e fortë në karakter, njerëzore, dhe po aq e thjeshtë dhe komunikuese në të gjitha nivelet.”

Në dhjetor të 2017, ju keni marrë çmimin Albania Exellent. Çdo të thotë për ju ky vlerësim?
Ishte një vlerësim tjetër për mua, por këtë radhë me siglën “Është e kudogjendur, është e kudondodhur. Shpesh miqtë e saj habiten si, brenda pak kohe, Antoneta gjenden kudo”. Patjetër që ky vlerësim m’i shtoi përgjegjësitë , dhe pse jo më dha kënaqi. Në këtë event, isha pjesë e shumë intelektualëve të shquar, me kontribute brenda dhe jashtë vendit, në fusha nga më të ndryshmet. 

Zonja Dhima, ju kemi parë shumë aktive në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Sipas jush, cilat janë vështirësitë e grave sot në Shqipëri?
Është e vërtetë që jam aktive në çështjet e barazisë gjinore dhe të drejtave të tjera të grave. Jam e mendimit, se gratë sot kanë nevojë për mbështetje sociale dhe ekonomike. Shumica e atyre që sot paraqesin problematika të tilla, vijnë nga familje pa zhvillim ekonomik dhe pa arsim. 
Sigal