Antenat e AMC-së dëmtojnë shëndetin e njerëzve, duhen sanksione të forta

    379
    Vendosja e antenave të kompanive celulare në tarracat e pallateve, është kthyer në një problem mjaftë serioz për banorët e kryeqytetit. Ata shprehen të shqetësuar sa i përket vendosjes së këtyre antenave, duke theksuar se përbëjnë një rrezik të madhe për shëndetin e tyre. Sipas qytetarëve edhe pse janë të vendosura në tarracat e pallateve ku ata jetojnë, dhe rrezet e tyre rrezikojnë mbarëvajtjen shëndetësore, ata nuk janë venë në dijeni dhe madje as nuk janë pyetur rreth vendosjes së tyre. Banorët të shqetësuar rreth kësaj situate, u bëjnë apel organeve kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme, për të bërë të mundur largimin e këtyre antenave dhe vendosjen e tyre në vende përkatëse të cilat nuk përbëjnë rrezik për shëndetin e qytetarëve. Sipas ligjit, kompanitë celulare duhet të marrin dakortësinë e çdo qytetari banues në atë apartament për vendosjen e antenave, por situata në kryeqytet, siç e thamë edhe më sipër, nuk paraqitet e tillë. Si pasojë e kësaj situatë është e nevojshme që komisioni i mbrojtjes nga rrezatimi të nis punën, me qëllim që kompanitë celulare të marrin leje për vendosjen e këtyre antenave, më pas të bëhet licencimi i tyre dhe në anën tjetër të ketë sanksione të forta në rast mos zbatimi të rregullave të përcaktuara. Situata në Tiranë paraqitet e tillë, ku dhjetëra antena të kompanisw AMC, vendosen në tarracat e apartamenteve pa konsultë e kontratë të banorëve në çdo hyrje të pallateve. Sipas ligjit, këto antena vendosen me dakortësinë qytetare në një apartemant, por kjo mesa duket nuk zbatohet dhe antenat vendosen gjithkund. Problemet e kësaj natyre nuk janë vetëm ligjore, por edhe shqetësuese për shëndetin e popullatës, kjo për shkak se antenat, kanë rrezatim jonizues dhe radioaktiv të çliruar në mjedisin ku ato ndodhen, rrezatim ky që shkakton probleme mjaft serioze për jetën e njerëzve, si dhe sjell ndotje të rëndë të mjedisit që na rrethon.
    Sigal