Anila Shehu thellon me qindra milionë lekë varfërinë e taksapaguesve shqiptarë

    75

    Drejtorja e Qytetit Studenti përfundon në gjyq nga të larguarit nga puna

    Një lum padish paraqiten në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, kundër drejtoreshës së Qytetit Studenti, Anila Shehu, për pushim të padrejtë nga puna dhe dëmshpërblim. Që në momentin që Znj. Shehu është vendosur në drejtimin e Qytetit Studenti, ka pushuar nga puna njerëz, të cilët punonin aty prej vitesh me një kontratë të rregullt dhe të ligjshme pune, duke vënë në pozicionet e tyre të njohur dhe njerëz të afërt të saj. Pothuaj në të gjitha paditë objekti është për dëmshpërblim, për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës, pa asnjë shkak të justifikuar, pa respektuar procedurën e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës, pa respektuar afatet e njoftimit dhe njëkohësisht, në kohë të pa përshtatshme si dhe për vjetërsinë në punë. Të tilla padi i shkaktojnë buxhetit të shtetit një dëm prej qindra milionë lekësh, të cilat paguhen në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Drejtoresha Anila Shehu në këtë mënyrë, ka kontribuuar në thellimin e “gropës së zezë” të buxhetit të shtetit, duke shfrytëzuar pozicionin drejtues që i është besuar.

    Ja disa nga paditë:

    PaditësiPëllumb Cingi, padit drejtoreshën Anila Shehu me këtë kërkesë drejtuar në Gjykatë: Detyrimi i anës së paditur të më dëmshpërblejë për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës, pa asnjë shkak të justifikuar, pa respektuar procedurën e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës, pa respektuar afatet e njoftimit dhe njëkohësisht, në kohë të papërshtatshme si dhe për vjetërsinë në punë.

    Paditësi-Hajrie Mulaj, padit drejtoreshën Anila Shehu me kërkesë: Detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësen Hajrie Mulaj me 12 paga mujore për zgjidhjen e kontratës në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar në zbatim të Nenit 155/3 të Kodit të Punës: Detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësen Hajrie Mulaj me 2 muaj pagë mujore për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës në zbatim të Nenit 144/5 Kodi të Punës; Detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësen Hajrie Mulaj 3 muaj e gjysmë pagë mujore si shpërblim për vjetërsinë në punë, në zbatim të Nenit 145 /2 dhe 152 të Kodit të Punës: Detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësen Hajrie Mulaj me 24 paga mujore për ndërprerjen e kontratës me afat të caktuar nga data e largimit 09.05.2014 deri 24.04.2016 bazuar në Nenin 149,155/1 të Kodit të Punës; Detyrimin e palës së paditur që të paguajë 30 ditë lejen e zakonshme paditëses Hajrie Mulaj. Detyrimin e palës së paditur të paguajë shpenzimet gjyqësore.

    Paditësi-Edmond Filja padit drejtoreshën Anila Shehu me kërkesë: Detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësin Edmond Filja me 12 muaj pagë mujore, për zgjidhjen e kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar në zbatim të Nenit 155/3 të Kodit të Punës. Detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësin Edmond Filja, me 2 muaj pagë mujore për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës në zbatim të Nenit 144/5 të Kodit të Punës. Detyrimin e palës së paditur, që të dëmshpërblejë paditësin Edmond Filja me 3.5 muaj pagë mujore si shpërblim për vjetërsinë në punë, bazuar në Nenin 145 dhe 152 të Kodit të Punës. Detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësin Edmond Filja me 28 muaj e 15 ditë punë për përfundimin e kontratës me afat të caktuar nga data e largimit dt. 05.12.2013 dhe deri në përfundim të kontratës që është data 21.04.2016 bazuar në Nenin 155/1 të Kodit të Punës. Detyrimin e palës së paditur, që t’i paguajë paditësit shpenzimet gjyqësore dhe shpenzimet për avokat sipas ligjit.

    Paditësi- Fabiola Vigani padit drejtoreshën Anila Shehu me kërkesë: Detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësen Fabiola Vigani me 12 muaj pagë mujore për zgjidhjen e kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar në zbatim të Nenit 155/3 të Kodit të Punës. Detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësen Fabiola Vigani, me 2 muaj pagë mujore për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës në zbatim të nenit 144/5 të Kodit të Punës. Detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësen Fabiola Vigani me 3.5muaj pagë mujore si shpërblim për vjetërsi në punë në zbatim të Nenit 145/2 dhe 15,2 të Kodit të Punës. Detyrimin e palës së paditur që të dëmshpërblejë paditësen Fabiola Vigani me 3 muaj për mos respektim të afatit të njoftimit. Detyrimin e palës së paditur të më paguajë shpenzimet Gjyqësore sipas ligjit .

    Paditësi- Sejrije Vokshi padit drejtoreshën Anila Shehu me kërkesë: Kundërshtim akti administrativ, Vendimit nr. 590 (192) date 01.04.2014 të Drejtorit të Përgjithshëm të palës së paditur për lirimin nga detyra të Znj.Sejrije Vokshi. Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësen me pagën e 12 muajve, në vlerën 386.880 lekë për zgjidhje të menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës punës. Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësen me pagën e 3 muajve, në vlerën 96.720 lekë për mosrespektimin e afatit të njoftimit. Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin me pagën e 2 muajve, në vlerën 64.480 lekë për mosrespektimin e procedurës së pushimit nga puna. Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë paditësen me pagën e 3 muajve, në vlerën 96.720 leke, për vjetërsinë në punë. Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë paditësen me pagën e 7 ditëve, në vlerën 10.255 lekë, për pjesën e pushimeve të pakryera. Detyrimin e palës së paditur të rimbursojë paditësen për shpenzimet gjyqësore dhe ato për avokat, sipas tarifave përkatëse. Dhënien e vendimit me ekzekutim të përkohshëm.