Anila Shehu thellon “gropën e zezë” të Buxhetit të Shtetit me miliona lekë

    432
    Sigal

    Qyteti Studenti / Anila Shehu shkon në gjyq, dhjetëra padi nga ish- punonjësit për largim të padrejtë nga puna

    Drejtorja e Qytetit Studenti, Anila Shehu ka kontribuar në thellimin e “gropës së zezë” në Buxhetin e Shtetit. Dhjetëra ish- punonjës të administratës së Qytetit Studenti i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë duke paditur drejtoren e “Rilindjes”, znj. Shehu për largim në mënyrë të padrejtë nga puna. Por, të gjitha largimet nga puna prej saj,  përveçse një kostoje shpirtërore e sociale, kanë një kosto financiare për vetë të larguarit, por dhe për shtetin shqiptar, pasojat e të cilëve i vuajmë ne taksapaguesit shqiptarë. Duke pasur parasysh numrin e lartë të padive për marrëdhënie pune, me shumë gjasë edhe fatura e dëmshpërblimeve do të jetë tejet e lartë, edhe pse për momentin nuk mund të bëhet një përllogaritje, për shkak të faktit se pjesa më e madhe e padive janë në shqyrtim, apo një pjesë tjetër ende nuk janë paraqitur në dyert e gjykatave. Duke mos llogaritur pastaj edhe faturën e rrogave që marrin të punësuarit e rinj dhe shtetit shqiptar do i duhet në këtë mënyrë të paguajë dyfish për një vend pune. Ndërsa praktika ka treguar se shumica prej të larguarve nga puna, kanë përfituar në shumë raste të drejtën për t’u rikthyer në punë, e në raste të tjera të drejtën e dëmshpërblimit me pagën e një viti apo më shumë sipas rastit.

    Rastet konkrete

    1

    Paditesja Lumturie Metuku me nr. e çështjes 8699 ka ngritur padi ndaj Trajtimit të Studenteve nr.1 sh.a, për marrëdhënie pune në dt. 26.02.2014 me objekt:

    Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërbleje paditësen në masën e 1 vit pune, që rrjedh nga zgjidhja e menjëhershme e pajustifikuar e kontratës së punës nga punëdhënësi. Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërbleje paditësen në masën e 3 muaj page, për mosrespektim të afateve të njoftimit, për zgjidhjen e kontratës. Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërbleje paditësen në masën e 2 muaj page për mosrespektim të procedurës së njoftimit Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësen në masën e 4 muaj page për vjetërsi në punë. Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditëses pagën që do të kishte fituar deri në përfundim të kontratës me afat të përcaktuar.

    2

    Paditësja Hasime Lahukaj me nr. e çështjes 7360 ka ngritur padi ndaj Trajtimit të Studenteve nr.1 sha, për marrëdhënie pune në dt. 15.01.2014 me objekt:

    Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërbleje paditësen për zgjidhjen e kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme, pa shkaqe te justifikuara, pa respektuar afatin e njoftimit si dhe detyrimin për shpërblim për vjetërsi në punë.

    3

    Paditësi Zef Shtjefni me numrin e çështjes 8581 ka ngritur padi ndaj Trajtimit të Studentwve nr.1 sha, për marrëdhënie pune në dt. 21.02.2014 me objekt:

    1- Konstatimin se zgjidhja e kontratës së punës me paditësin nga pala e paditur me Vendimin nr,370 date 23.11.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Trajtimit të Studentëve Nr.1, është si zgjidhje e menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara.  2.- Për ndërprerjen e kontratës pa zbatuar afatet procedurale për njoftimin parashikuar ne nenin 143 të Kodit të Punës të detyrohet pala e paditur të dëmshpërbleje paditësin me 2 paga mujore. 3.- Për moszbatim të procedurave të zgjidhjes së kontratës së punës të detyrohet pala e paditur të dëmshpërbleje paditësin me 2 paga mujore. 4.- Për ndërprerjen pa shkaqe të justifikuara të kontratës dhe në mënyrë të menjëhershme të detyrohet pala e paditur të dëmshpërbleje paditësin me 12 paga mujore.

    4

    Paditësja Nurie Cakoni me nr. e çështjes 8774 ka ngritur padi ndaj Trajtimit të Studenteve nr.1 sha, për marrëdhënie pune në dt. 27.02.2014 me objekt:           Detyrimi i palës së paditur të më dëmshpërbleje për zgjidhjen e kontratës individuale të punës në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar duke paguar: – 12 muaj page mujore për zgjidhjen e kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar, – 2 muaj pagë mujore për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës, – 4 muaj pagë mujore si shpërblim për vjetërsi ne pune, – 3 muaj pagë mujore për mosrespektimin e afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës, pra në total një dëmshpërblim prej 21 pagash mujore.