Anija shqiptare ‘Oriku’ shpëton gomonen me refugjatë në Detin Egje

438
Një gomone me rreth 50¬ refugjatë është pikasur nga stafi i forcave detare “Oriku” ditën e sotme në detin Egje.

Sipas njoftimit, emigrant ishin nisur nga brigjet e Turqisë dhe kishin si destinacion brigjet greke.

Mësohet se pas diktimit të gomones me klandestinë stafi i anijes “Oriku” njoftoi anijen komandë Braderburg si dhe anijet e RB turke, greke dhe Frontex.

Pas njoftimit, gomonia është shoqëruar në brigjet e greke ku u njoftuan autoritetet e portit të Kiosit në Greqi sepse në rajon nuk ka pasur asnjë mjet tjetër pjesë e misionit.
Sigal