ANGLI/Kriteret, tarifat për vizë dhe kur pranohet aplikimi

    4443
    Sigal

     Kushtet: Nëse aplikimi refuzohet, pagesa  nuk rimbursohet në të gjitha kategoritë

     Aplikimi  për vizë (nëpërmjet drop-box) pranohet vetëm nëse:

    1-     Keni udhëtuar më parë në MB ose në Amerikën e Veriut në 5 vitet e  fundit, në të njëjtën kategori në të cilën po aplikoni dhe keni prova për  këtë.

    2-     Jeni diplomat i MPJ, misionit diplomatik  ose organizatave ndërkombëtare, duke bërë një vizë private, aplikimi duhet të shoqërohet me një notë zyrtare nga MPJ ose misioni  përkatës.

    3-     Jeni punonjës i qeverisë duke kryer  një vizitë private.

    4-     Aplikimi duhet të shoqërohet me një notë zyrtare.

    5-     Po aplikoni për  vizë studenti dhe keni studiuar më parë në MB me një vizë studenti.

    6-     Në këtë rast duhen përfshirë gjithë dokumentet  mbështetëse.

    7-     Studentët me bursa studimi nga Këshilli Britanik ose studentët të bursës Chevening.

    Tarifat e aplikimit për vizë

     Kategoritë e vizave                                                            lekë shqiptare

     Vizë vizitori 6 mujore                                                            12300

    Vizë 1-vjeçare me shumë hyrje-dalje                                  39000

    Vizë 2-vjeçare me shumë hyrje-dalje                                  39000

    Vizë 5-vjeçare me  shumë hyrje-dalje                                 39000

    Vizë studenti (pavarësisht nga koha e qëndrimit)                 19300

    Vizë tranzit në territorin e aeroportit                                        8600

    Vizitor në tranzit                                                                       8600

    Vizë për  personel anije/avioni                                                8600

    Vizë me leje pune (6 muaj ose më pak)                                  39000

    Vizë me leje pune (më tepër se 6 muaj)                                 39000

    Vizë punësimi (6 muaj ose më pak)                                       39000

    Vizë punësimi( më tepër  se 6 muaj)                                     39000

    Vizë për vetë punësim(6 muaj  ose më pak)                         39000

    Vizë për vetë punësim (më tepër se 6 muaj)                       39000

    Vizë për  hapje biznesi  në Mbretërinë  e Bashkuar             39000

    Vizë për  pensionistë  të pavarur ekonomikisht                      39000

    Vizë për përfaqësues ekskluziv                                              39000

    Vizë për rezidentë që kthehen në MB                                   39000

    Vizë për investitor                                                                     39000

    Vizë për persona me gjyshër të kombësisë britanike            39000

    Vizë për pushues me të drejtë punësimi                                 39000

    Vizë martesë  nëse aplikanti është burrë                                97500

    Vizë martese nëse  aplikanti është grua                                    97500

    Bashkim familjar me fëmijën (përfshirë birësimin)                 97500

    Vizë për martesë në MB( kur aplikanti është i/e fejuar)         97500

    certifikatë për të  drejtë qëndrimi në MB                             39000

    Vizë për një Shtet të Komenuelthit                                            8600

    Vizë për territore të varura nga   MB                                          8600

     Shënim:

    Aplikanti kryesor dhe aplikantët e tjerë në varësi të tij, paguajnë secili të njëjtën tarifë. Të gjithë aplikantët e tjerë që varen nga ai dhe që udhëtojnë  me të duhet të paguajnë edhe pse nuk janë në pasaportën e tij. Tarifat e vizave kryhen vetëm në lekë shqiptarë (me para në dorë) dhe ato rishikohen periodikisht. Kursi konsullor  i këmbimit është :£1=195lekë.

    Pagesa mbulon koston e përpunimit të aplikimit. Nëse aplikimi refuzohet, pagesa  nuk rimbursohet.

     Kanada/ Tarifat për aplikantët duhet të kenë parasysh  llojin e vizës që kërkojnë në dollarë kanadezë

     Tarifat e aplikimeve për vizë  

    Aplikantët për vizë kanadeze, të çfarëdo lloji, duhet të paguajnë një sërë kostosh të përpunimit administrativ të dosjeve të tyre,si për procedurat e emigracionit, edhe për ato të marrjes së qytetarisë kanadeze. Më poshtë po japim listën e tarifave për aplikantët duhet të kenë parasysh për llojin e vizës që kërkojnë. Autoritetet kanadeze kanë të drejtën e ndryshimit të taksave të mëposhtme pa ndonjë paralajmërim paraprak, ndërsa përgjithësisht, tarifat në fjalë paguhen në kohën e aplikimit. Të gjitha shumat e përmendura më poshtë janë në dollarë kanadezë.
    Viza e qëndrimit të përhershëm
    Aplikantët e vizave familjare
    Aplikimi i sponsorit $75
    Aplikanti kryesor $475
    Aplikanti kryesor, në rastin kur ai është më pak se 22 vjeç dhe nuk është bashkëshort apo partner $75
    Anëtari i familjes së aplikantit kryesor, kur është mbi 22 vjeç ose nën 22 vjeç dhe bashkëshort $550
    Anëtari i familjes së aplikantit kryesor, kur është nën 22 vjeç dhe nuk është bashkëshort $150