Angli, arrestohet shqiptari, kultivonte kanabis për të paguar operacionin

467
Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi policia gjeti në shtëpinë e tij më shumë se 300 rrënjë kanabis. Arben Bakillari, emigrant i paligjshëm i cili kishte shkuar në Angli i fshehur në një kamion, do të dëbohet menjëherë nga shteti pasi të lirohet nga burgu. Bakillari u dënua për kultivimin e drogës me 6 muaj burg.

Sipas mediave britanike 46 vjeçari kishte ngritur një laborator droge me kanabis të mbjellë në vazo në disa dhoma të shtëpisë ku ai banonte. Në total ishin 170 rrënjë kanabis gati për tu vjelur dhe 162 bimë të vogla. Shqiptari tha para autoriteteve se ai ishte përpjekur të fitonte para për të bërë të mundur një ndërhyrje kirurgjikale për një problem me hernien diskale. Prokurori Heather Chamberlin tha se Bakillari kishte tentuar të largohej me vrap kur policët hynë në shtëpinë e tij në orën 3.20 të mëngjesit, më 13 nëntor.
Sigal