Andrea Marko: “Pse dështoi Kombëtarja në Botëror”

570
Sigal

Specialisti i njohur i futbollit: “Një trajner nuk mund të bëjë eksperimente pa fund me lojtarët”

Andrea Marko, specialisti i njohur i futbollit dhe i ish-lojtar i ekipit Kombëtar (19’78-1986), në analizën e tij për paraqitjet e Kuqezinjve në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, bëri kritika ndaj filozofisë së trajnerit Xhani De Biazi, me politikën e tij të afrimeve pa fund të lojtarëve të rinj dhe pa shumë përvojë ndërkombëtare. “Një trajner nuk mund eksperimente në çdo ndeshje. Filozofia e një ekip Kombëtar qëndron në stabilitetin e skuadrës. Shumë prej lojtarëve të afruar nuk e njihini përgjegjësinë që ka fanella e një Përfaqësueseje”, – tha trajneri Marko për gazetën “Telegraf’.

 – Zoti Marko, Shqipëria e mbylli në vendin e parafundit fushatën e eliminatoreve të Kampionatit Botëror. Cili është mendimi juaj?

– Kjo është një histori i përsëritur e Kombëtares. Vetëm kanë ndryshuar personazhet: trajneri, stafi teknik dhe lojtarët. Edhe pse pretenduam për ndryshime të mëdha, asgjë nuk ndryshoi në pozicionimi e Kombëtares në fund të një edicioni eliminator. E mbyllëm sërish të parafundit, ashtu sikundër bëmë edhe për kualifikueset e Euro 2012 (në bankinë ishte i ndjeri Josip Kuzhe).

– Pesë ndeshjet e para, me nëntë pikët e grumbulluara na dhanë shumë shpresë për të kapur vendin e dytë. Ndërkohë që në të dytat nuk arritëm asnjë fitore. Ku çaluam?

– Mendoj se, në pjesën e dytë të ndeshjeve, pra atyre të kthimit, Kombëtarja ra shumë në nivelin e lojës së saj. Si gjithmonë, në fillim të eliminatoreve ne kemi shumë entuziazëm, kjo edhe për shkak të pikëve që marrim, por më pas pësojmë një rënie në performancën e lojës. Nuk menaxhohet si duhet.

– Në ç’kuptim?

– Duke u nisur që nga forma e lojtarëve. Aktiviteti zgjati në një afat të gjatë (shtator 2012-tetor 2013) dhe pati një luhatje jashtëzakonisht të madhe të formës së lojtarëve. Pjesa eksperimentale ishte shumë e dukshme. U afruan një numër i madh lojtarësh. Për mendimin tim, Kombëtarja ka nevojë për rezultat, sesa për eksperimente. Fundi i aktiviteteve tona ndërkombëtare, gjithmonë ka qenë i dobët dhe në kontrast të madh me fillimin e tij.

– Me përjashtim të Qipros, ekipe si Sllovenia apo Norvegjia, e morën veten gjatë eliminatoreve, kurse me ne ndodhi e kundërta. Përse?

– Jam i mendimit se, në rast se skuadrat e mëdha hedhin hap fals në ndeshjet e para, ato i kanë mundësitë të rikuperojnë pikët e humbura, gjë që nuk ndodh kurrsesi me ekipet e vogla. Duhet ta pranojmë pa drojë: jemi një skuadër modeste. Gjykoj se, pikët e grumbulluara nuk janë më shumë  meritë e jona, sesa dobësitë e kundërshtarëve. Tani është shumë e lehtë të marrësh informacione për një ekipi kundërshtar,  si përmes të dërguarve të posaçëm gjatë zhvillimit të ndeshjes, ndjekjes së saj përmes transmetimeve televizive, ekspertëve të ngarkuara nga stafet teknike kundërshtare.

Kur hodh shorti,  nga të gjithë u komentua si një grup ku të gjitha mund të fitonin apo të humbini më të gjithë. Islanda, e cila na mundi si në Tiranë ashtu dhe në  Reikjavik, renditej në vazon e fundit, ndërkohë që ajo ia doli të dalë në vendin e dytë, me një diferencë prej gjashtë pikësh ndaj nesh….

– Nëse do të bënim një krahasim me renditjen e skuadrave gjatë shortit me atë të përfundimit të eliminatoreve, do të shohim se, Zvicra që ishte e dyta doli e parë në grup, ndërsa Norvegjia që i nisi eliminatoret si kokë e grupit i përfundoi ato në vendin e katërt. Befasuese mbetet Islanda, që nga vendi e fundit në grup, përfundoi në “play-off”, sigurisht duke e merituar atë, por mos harrojmë na mori neve gjashtë pikë, pikërisht sa është diferenca midis nesh (Islanda, 17; Shqipëria, 11). Pra, pati një çrregullim total të grupit, nëse do të shprehesha kështu. Gjithsesi, një gjë ishte e sigurt për ne: vendi i pestë, që ne asnjëherë nuk e ndryshojmë.

– Sipas jush, ku çaluam ne përveç “saldimit” në vendi e parafundit?

– Në fakt, më shumë se shqetësimi për vendin e parafundit, mua si specialist, më preokupon cilësia e lojës. Nuk kemi shumë lojtarë kualitativë. Shumë lojtarë që, nuk kanë pasur vazhdimësi me Kombëtaren, janë lënë pauzë për një kohë të gjatë dhe nuk janë thirrur sërish, pas një kohë mosaktivizim. Besoj se, ecejaket e lojtarëve nuk i kanë bërë mirë skuadrës. Në ekipin kombëtar, gjëja më e rëndësishme është stabilizimi i formacionit titullar, brenda një kuadri prej 12-13 lojtarësh. Natyrisht, për shkak të dëmtimeve apo kartonëve do të luash 3-4 të tjerë, por tek ne ka diferenca midis titullarëve dhe zëvendësuesve. Nëse ne do të kishim bazën e formacionit, atëherë të jeni i bindur se do të ishte më e lehtë. Ne e kemi pasur shumë të vështirë për ta përcaktuar ekipin titullar, pasi prurjet e lojtarëve kanë qenë pa fund.

– De Biazi është përgëzuar për prurjet e reja, por në fakt nuk kanë pasur shumë efekt…

– Teoria e trajnerit De Biazi ka qenë: aktivizimi i lojtarëve që janë më në formë me ekipet e tyre, por jo gjithmonë ka ndodhur kështu, kjo dhe për faktin se shumë nga ata futbollistë që përbëjnë bazën e ekipit Kombëtar nuk aktivizohen me skuadrat e tyre. Kështu, që dashje pa dashje do t’i kemi këto oshilacione.

– Duke i parë ndeshjet më në detaj. I morëm katër pikë kundërshtarit më të fortë në letër, Norvegjisë, por i humbëm të gjashta me atë me të dobët, Islandën. Si do ta komentonit?

– Nuk mund ta gjykoj në mënyrë të ngurtë këtë statistikë. Në ndeshjet me sistem grupi, çdo takim ka vlerën e tri pikëve, pra nuk ka rëndësi se kujt ia merr dhe me kë i humb. Ndeshja me Norvegjine ishte jashtëzakonisht e mirë nga jonë dhe prandaj ajo u fitua, siç ishin të dobëtat ato me Islandën, prandaj dhe humbëm. Fituam me meritë ndaj Norvegjisë, pavarësisht se ndokush mund ta konsideroj edhe si një blof. Duhet ta pranojmë se përveç Zvicrës, që e udhëhoqi nga fillimi në fund grupin tonë, katër të tjerat, me përjashtim të Qipros: Islanda, Sllovenia, Norvegjia dhe Shqipëria luajtën për të kapur vendin e dytë.

 Kampion me Dinamon

Marko ka dalë kampion me Dinamon në sezonin 1976-1977 (me trajner Durim Shehun), 1979-1980 (me trajner Stavri Lubonjën) , si dhe ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë, përkatësisht në vitin 1978 dhe 1982.

 Kampion i Ballkanit

Me ekipin e “Shpresave”, Andrë Marko u shpall “Kampion Ballkani” në vitin 1978.  Ai ka zhvilluar në total me kombëtaren dhe klubin  rreth 25 ndeshje ndërkombëtare zyrtare, teksa ka luajtur edhe kundër ekipeve me emër.

 Kur është Marko?

Andrea Marko është lindur Tiranë në vitin 1956. Futbollin e ka pasur pasion qysh fëmijë. Në vitin 1975, ai u bë pjesë e skuadrës së parë të Dinamos (me të rriturit). Trajnerët e tij të parë janë Sabri Peqini dhe Skënder Jareci. Është aktivizuar për 12 sezone me Dinamo (1975-1986). Në total shkon ka zhvilluar më shumë se 350 ndeshje, duke shënuar mbi 90 gola. Nga viti 1978 deri në 1986 ka qenë titullar me ekipin Kombëtar.

 Disa titullarë të përfaqësuesesh gjatë verës ishin në kërkim të një ekipit të ri, ndërsa shumë të tjerë jashtë forme

  Shumë lojtarë me “valixhe në dorë”

 Një pjesë e rëndësishme e titullarëve të Kombëtares, vera i gjeti pa ekip, duke endur në kërkim të një destinacioni të ri. Kujtojmë këtu, Erjon Bogdanin, Armando Sadikun, apo “telenovelat” e Etrit Berishës, Samir Ujkanit, Elseid Hysajt. Por, a ka pasur efekt negativ kjo? Marko thotë: “Padyshim. Në futboll duhet të stërvitesh çdo ditë, por disa nga futbollistët tanë kanë qenë në kërkim të një ekipi apo fushe për t’u stërvitur. Bie fjala, Erjon Bogdani, golashënuesi ynë më i mirë, pavarësisht se është pa ekip, fare mirë mund të luante si “pykë” kundër Qipros, ndaj së cilës shënoi një gol fantastike në fitoren 3-1 në Tiranë. Kombëtarja vuajti shumë në Qipro për të gjetur golin. Edgar Çani ishte një ndër më të preferuarit e trajnerit Xhani De Biazi, për të cilin u investua shumë me prezencën e tij, por ai është jashtë forme. Emond Kapllani, për mendim tim duhej grumbulluar. Është eksperimentuar shumë me këta, ndërkohë që tani afrohet Bekim Balaj, Armando Vajushi. por besoj se, ka ende shumë lojtarë që nuk e dinë përgjegjësinë që ka fanella e Kombëtare. Ata vijnë për të eksperimentuar me kombëtaren, të përfitojnë prej saj”. Në Kombëtare pamë edhe shumë lojtarë kosovarë vijnë për një grumbullim në Kombëtare dhe më pas ‘zhduken”. “Për mendim tim, këtu ka një gabim, pasi ne e kemi mbështetur të gjithë filozofinë tonë te futbollistët kosovarë që luajë në Europë apo dhe në Kosovë. Është një gjë e mirë që, ata na përfaqësojnë, Dua të veçoj edhe një fakt, që pjesa më e zjarrtë e tifozerisë së Kombëtares vjen nga Kosova dhe nga shqiptarët e Maqedonisë. Mendoj se, tifozi shqiptar është më i ftohtë dhe më objektiv”,- tha specialisti i njohur i futbollit, Andrea Marko.

  5 ndeshje me Kombëtaren

Andre Marko ka luajtur pesë ndeshje me ekipin Kombëtar, në periudhën 1980-1985. Ish-mesfushori blu dallohej për kondicioni e tij  fizik. U aktivizua kundër Austrisë (2 ndeshje), Finlandës, Turqisë dhe Polonisë.

 Prurjet e De Biazit

 Me ardhjen e De Biazit te Kombëtarja shqiptare ka ardhur edhe një numër i madh i futbollistëve të rinj, si Etrit Berisha, Mërgim Mavraj, Alban Meha, Burim Kukeli, Shkëlzen Gashi, Amir Abrashi, Valdet Rama, Agon Mehmeti, Loret Sadiku, Ermir Lenjani, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Azdren Llullaku e Jurgen Gjasula. Mirëpo, në shtyllat kryesore të ekipit janë shndërruar Berisha, Basha, Mavraj, Rama e Kaçe, që tani konsiderohen të pazëvendësueshëm.