Analizë mesazheve dhe ofertës për qeverinë, Basha në 18:00 thërret kryesinë

575
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thërret kryesinë e PD-së në orën 18:00. Në fokus të kësaj mbledhje, mësohet se do të jetë analiza e mesazheve të përcjella nga kryetari Lulzim Basha gjatë tre ditëve të fundit për qytetarët.
E paralelisht me këtë, do të diksutohet edhe oferta që kreu i PD-së bëri për maxhorancën për ngritjen e qeverisë teknike, në kushtet e rrënimit ekonomik të vendit. Burime nga selia blu bëjnë me dije se axhendë e diskutimeve në këtë mbledhje pritet të jetë edhe përcaktimi i hapave të mëtejshëm, që do të ndjekë Partia Demokratike në kushtet e qëndrimit të shpalosur tashmë, për vijimin e protestave deri në ngritjen e qeverisë teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme.
Sigal