Analiza ekonomike e projekteve dhe teoria e investimeve në ekonominë reale

    910
    Teksti universitar “Analiza Ekonomike e Projekteve” vjen në duart e lexuesit shqiptar pas një pune të gjatë kërkimore dhe shkencore të autorëve në fushën e menaxhimit, analizës dhe vlerësimit të projekteve. Sot në Shqipëri ekzistojnë një numër i konsiderueshëm tekstesh, ku në thelb të tyre trajtohen në mënyrë të hollësishme menaxhimi i projekteve investuese dhe produktet bankare me interesat përkatëse të tyre. Në këtë tekst trajtohen problemet e vlerësimit ekonomik të projekteve. Analiza është kryer duke marrë në konsideratë vlerën aktuale, vlerën aktuale neto, normën e brendshme të kthimit si dhe një sërë treguesish të tjerë statik e dinamik, por të trajtuar në një spektër të veçantë, në spektrin e ekonomisë reale, në raport me atë çfarë kërkon sot dhe çfarë do të kërkojë në të ardhmen ekonomia shqiptare. Duke qenë i pari në llojin e tij, ky tekst e arrin objektivin nëpërmjet gamës së gjerë të problemeve të trajtuar në të, duke filluar që nga shpenzimet për investime, klasifikimin dhe menaxhimin e tyre e deri tek vlera e investimeve publike dhe kostoja e kapitalit. Teksti është hartuar duke shfrytëzuar literaturë kombëtare dhe ndërkombëtare, nga të cilat është përzgjedhur më e mira e eksperiencave të këtyre vendeve të marra në konsideratë. Është shfrytëzuar literaturë franceze, indiane, peruane, spanjolle e italiane, janë marrë në konsideratë materiale të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Rep. Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Gjuha e përdorur në tekst është e thjeshtë, megjithëse në fillim është dhënë një pasqyrë e shkurtimeve të përdorura dhe në fund të tij është vendosur edhe një fjalor ekonomik. Në shkurtimet e përdorura ka disa përsëritje, por kjo nuk sjell vështirësi në kuptimin e teorisë sepse gjithçka është shpjeguar në kapitujt përkatës sipas literaturës nga janë siguruar materialet. Metoda e përzgjedhur ka bërë që teksti të jetë i kompletuar dhe i shfrytëzueshëm si nga studentët, pedagogët ashtu edhe nga subjektet e ndryshme ekonomike investuese në vend. Teksti përbëhet nga 16 kapituj nëpërmjet të cilëve synohet që gjithkush që e lexon atë të përthithë lehtësisht njohuritë e nevojshme mbi projektet e investimeve, analizën dhe vlerësimin e tyre, klasifikimin, fazat e menaxhimit të procesit të investimit, analizën parainvestuese dhe investuese, elementët në favor dhe ato në disfavor te investimeve, afatet e kthimit të investimit, riskun e kthimit, buxhetimin e kapitalit dhe zbatimin e projekteve, shkallën e veprimit të levës afariste, analizën financiare dhe treguesit e detyrimeve, treguesit e efektivitetit, treguesit e përfitimit etj. Një element tepër i rëndësishëm është edhe ai i investimeve ne sektorin shtetëror dhe ndarja e tij në faza konkrete, si dhe problematikat që shoqërojnë financimin e investimeve. Në tekst përveç materialeve teorike, janë trajtuar shembuj konkretë, për ta bërë teorinë sa më të kuptueshme dhe të zbatueshme në praktikë. Falënderojmë Prof. Sulo Hadërin për ndihmesën konkrete në strukturimin e materialeve dhe bashkërendimin e teorisë me ushtrimet praktike. Një falënderim i veçantë i takon Akademik Profesor Doktor Anastas Angjelit, nën kujdesin e të cilit ky libër pa dritën e botimit. Si botim i parë, teksti mund të ketë mangësi dhe nevojë për përmirësime të mëtejshme. Mirëpresim çdo vërejtje dhe sugjerim konstruktiv.
    Vlerësimi dhe përgatitja e projektit 
    Vlerësimi dinamik. Në dallim nga vlerësimi statik, vlerësimi dinamik merr parasysh në mënyrë të vazhdueshme kohën në procesin e analizës duke përfshirë gjithë periudhën e investimit dhe shfrytëzimit të një projekti investues.
    Vlerësimi i likuiditetit. Vlerësimi i likuiditetit të projektit investues bëhet me përgatitjen e bilancit financiar të projektit në vite. Nëse bilanci financiar për çdo vit është pozitiv, atëherë mund të themi se projekti x në fjalë ka likuiditet të mirë, përkatësisht projekti investues mund të shlyej të gjitha detyrimet e tij financiare. 
    Vlerësimi i studimit parainvestues. Vlerësimi i studimit parainvestues duhet të ofrojë informacione mbi efektet që sjell projekti i investimit të shqyrtuar.
    Vlerësimi statik. Vlerësimi statik i rentabilitetit të projektit të investimeve në procesin e analizës nuk merr në konsideratë gjithë kohën e punës. Nuk përfshin periudhën e përgjithshme të zhvillimit dhe shfrytëzimit të investimit. Ai bazohet në të dhënat nga vetëm një vit normal i periudhës së shfrytëzimit të investimeve. 
    Njohja e investimeve në Kapitalin e Punës
    Kapital Neto i Punës, që shpesh e quajmë kapitali i punës, konsiderohet diferenca midis aktiveve në terma afatshkurtër dhe detyrimeve. Aktivet kryesore afat-shkurtër janë të gatshme në kesh, llogari arkëtuese (fatura të papaguara të konsumatorëve), dhe inventarët e lëndëve të para dhe mallrave përfundimtare. Detyrimet kryesore në terma afatshkurtër janë llogaritë e pagesave si faturat që nuk u janë paguar furnitorëve dhe shënimet e pagueshme (kambiale të emetuara). Në këtë grup përfshijmë edhe detyrimet e llogaritura dhe të papaguara si detyrimet për çështje të tilla si pagat, qira, pensione, kamata ose taksat që janë bërë kohët e fundit, por ende nuk janë paguar. Shumica e projekteve detyrohen të sjellin një investim shtesë në kapitalin e punës. Ta ilustrojmë këtë me një shembull. Shembull. Para se një ndërmarrje të fillojë prodhimin i nevojitet të investojë për inventarët e lëndëve të para. Pastaj, kur të realizojë produktin përfundimtar konsumatorët mund të jetë i ngadaltë për të paguar dhe llogaritë për t’u arkëtuar do të rriten. 
    Është e nevojshme pasja e një shume prej 500.000$ për gjashtë muaj në llogaritë e investimeve të arkëtueshme, kjo sepse vitin tjetër si biznes i madh në fushën e ndërtimit, juve mund t’iu nevojitet një gjendje më e madhe e lëndëve të para ndërsa klientët tuaj ju kanë edhe shumë fatura të papaguara. Në bazë të kësaj situate që mund të përsëritet nxjerrim një konkluzion:
    Investimet në kapitalin e punës duhen mbajtur jo vetëm si investime në fabrikë por duhet dhe të rezultojnë si para të gatshme në rrjedhje. 
    Kapitali i punës shpesh bëhet një nga burimet më të zakonshme të konfuzionit në parashikimin e rrjedhave të parave të projektit. Këtu bëhen edhe gabimet më të zakonshme të tilla si:
    1. Harresa rreth kapitalit të plotë të punës. Ne shpresojmë që biznesi të mos bjerë në atë kurth.
    2. Harresa se kapitali i punës mund të ndryshojnë gjatë jetës së projektit. Imagjinoni që ju shisni 100.000$ të mira në vit dhe klientët të paguajnë mesatarisht 6 muaj më vonë. Për shkak të saj ju keni 50.000$ fatura të papaguara. Supozojmë se rrisni çmimin 10% në këtë mënyrë të ardhurat do rriten në 110.000$. Nëse klientët vazhdojnë të paguajnë 6 muaj më vonë faturat e papaguara rriten në 55.000$, prandaj juve ju duhet të bëni dhe shtesë të investimeve në kapitalin e punës me 5000$.
    3. Harresa e kapitalit të punës përtëritet në fund të projektit.
    Sigal