Ana Hotaj/ Edukimi, psikologjia dhe sfidat e së ardhmes

    811
    Sipas disa studiuesve njeriu në gjendjen e tij natyrore është i egër, negativ dhe i pandërgjegjshëm për çdo të keqe që shkakton. Kjo gjendje sipas tyre modifikohet në përputhje me kërkesat shoqërore me anë të disa proceseve ku më i rëndësishmi është ai i edukimit. Më anë të edukimit instinktet e tyre jodobiprurëse i fshehin në nënvetëdijen e tyre dhe sa me efektiv të jetë ky edukim, aq më të rrënjosura janë ato. Edukimi ka në thelb informimin. Sa më shumë informacion që ne marrim, aq më shumë e flirtojmë atë sipas perceptimit tonë dhe aq më shumë arrijmë edukimin e duhur. Jemi me të vërtetë me fat që jetojmë në shek e 21 , në epokën e internetit ku informacioni bëhet tashmë çështje dëshire dhe vullneti dhe jo mundësie. Por për fat të keq media dhe shoqëria ndikon shumë në përzgjedhjen e informacionit që njerëzit kërkojnë duke na detyruar ne sociologëve te rrisim iniciativën për fushata sensibilizuese të aspektit social. Për çështje marketingu media nuk i shtyn njerëzit drejt interesit të duhur por drejt informacioneve që merret përsipër të paguhet më shumë për t´u tërhequr vëmendja. Pak njohuri kanë njerëzit për fuqinë e ndërgjegjësimit publik dhe sa ndryshime i shkakton ajo shoqërisë por fatkeqësisht edhe disa që e kuptojnë e përdorin ose nxisin ndërgjegjësimin për aspekte individuale. Informimi dhe televizioni
    Njerëzit mund të informohen pa masë një jetën private të Vipave të ndryshëm, mund të këndojnë me orë të tëra „O Dori ku je ti“ duke u frymëzuar nga reklamat e x por shumë rrallë mund të shohin në televizion një spot sensibilizues për dhunën e grave apo për mbrojtjen e fëmijëve. Madje dhe informacionet e ndryshme vishen me një subjektivizëm politik duke kaluar nga marketingu i produkteve ne atë politik. Është e vërtetë që në bazë të kërkesës projektohet dhe oferta. Por dhe oferta e vazhdueshme nxit kërkesën në një mënyrë të zhdrejtë apo të tërthortë. Këto janë një nga pasojat negative të kapitalizmit që sjell interesin ekonomik mbi atë shoqëror por dhe që ndikon në intensifikimin e punës së sociologëve dhe rritjen e nevojës për to. Pavarësisht larmisë së informacioneve, edukimit ekstrem që marrim në ditët e sotme drejtimi i gabuar i mënyrës së si ne i marrim informacionet dhe çfarë informacionesh marrim, na bën të rikthehemi në gjendjen tonë natyrore, duke shkaktuar dëme të pandërgjegjshme. Do ta fokusoja këtë mendim tek pjesa e edukimit të të rinjve, veçanërisht fëmijëve. Shpesh për qëllime të mira apo nga dashuria madhe ne shkaktojmë më shumë dëme sesa të mira. Gabimet më të rëndësishme që duhen korrigjuar janë ato që kanë të bëjnë me rritjen, edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve. Secili nga ne punon dhe jeton me qëllimin kryesor për të përmirësuar të ardhmen në aspektin individual dhe më tej. Një e tashme më fëmijë të mirë edukuar do i kursente shoqërisë shumë probleme në të ardhmen. Pasojat e këtyre dëmeve mund të jenë afatgjata ose afatshkurtra. Mund t‘i shkaktojnë dëme fëmijës. Nëna nga dashuria dhe përkujdesja e madhe që i jep atij duke e bërë të llastuar, të varur dhe të dobët për të qenë i lirë dhe të përballet vetë me problemet dhe deri tek qeveria me politikat që ndërmerr në lidhje me këto problematika. Pra, sa më shumë e zhvilluar dhe e globalizuar të jetë një shoqëri, aq më shumë shtohen institucionet kompetente për edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve duke kufizuar vendimmarrjen e familjes, por pa ja mohuar prioritetin. Por, sado që familja është gjeneza dhe zanafilla e edukimit, për shkak të faktorit objektiv si mungesa e informacioneve të duhura dhe mungesës së aksesit për t´i dhënë fëmijës çdo gjë që i nevojitet dhe faktor subjektiv si dhuna apo shfrytëzimi, nevoja për ndërhyrje në familje sa vjen dhe rritet. Më të prekurit dhe ato që vuajnë më shumë pasojat e mungesës së informacioneve për mbrojtjen dhe mirë edukimin e këtyre të rinjve janë kategoria më vulnerabile e tyre siç janë fëmijët që vijnë nga familjet e varfra, fëmijët e kategorisë rome dhe egjiptiane, jetimët etj. Ato përballen në jetën e përditshme me sfida nga më të ndryshme si ato të paragjykimit racor, të cilat stigmatizohen për arsye objektive: si prindër me të shkuar kriminale etj dhe me karakteristika që nuk i kanë por duke përkrahur teorinë e etiketimit ato i përvetësojnë këto etiketime që ne i japim duka na bërë dashur pa dashur prodhues të këtyre njerëzve problematik. Një sfidë e madhe është ajo kulturore. T´i unifikojmë fëmijët dhe diferencimin ta lëmë në duart e tyre. Sfida jonë është ti bëjmë fëmijët të ndihen të barabartë dhe kjo bëhet nëpërmjet bashkëpunimit të gjithkujt. 

    Gjithsecili mund ta jap këtë kontribut

    Këto probleme zgjidhen vetëm duke patur një vizion dhe jo me aksione sporadike afatshkurtra. Njerëz, organizata apo dhe organe të ndryshme për arsye dashamirësie por edhe egoiste si për shembull për të fituar reputacion apo për arsye fetare presin shpërblime hyjnore nga të mirat që bëjnë, ofrojnë vetëm të mira materiale të kufizuara. Nuk e vë në dyshim që çdo gjë që të realizohet dhe funksionojë ka nevojë për para, këtë fakt e ka shpjeguar Karl Maks më mirë sesa unë. Por kjo lloj ndihme duhet menaxhuar nga specialisti përkatës. Ndihmat në formën e lëmoshës si p.sh ushqime, shpërndarja e librave falas, veshje etj. i jep fëmijës impaktin e ndjenjës së keqardhjes, duke i izoluar dhe duke i vetëdiagnostikuar gabimisht të paaftë për t´i fituar vetë terë këto shërbime. Fëmijët, të gjithë pa asnjë përjashtim duhet të mësohen me një lloj filozofie dhënie-marrjeje. Të jenë të vetdijshmën që duhet të japin diçka në këmbim të shërbimeve që marrin ku rasti konkret është: të edukohen . Fëmijët duhen trajtuar në mënyrë të barabartë që të ndihen të njëjtë. Ky problem zgjidhet vertikalisht nga lart, duke ndërmarrë politika eficente dhe të zbatueshme në arsimimin e fëmijëve dhe në reforma të mëtejshme. Vetëm duke çrrënjosur cdo mendësi të procesit të kastave duke i dhënë fëmijëve të vetëndërtojnë të ardhmen e tyre dhe jo duke i demotivuar ato nga backgroundi i ulët familjar, përkatësia gjinore apo fetare etj. Megjithëse kompetencën kryesore e ka qeveria, është detyra jonë që me anë të informacionit që marrim dhe japin të ndikojmë sadopak në përmirësimin e gjendjes. Çdokush nga ne ka për detyrë të kthejë optimizmin dhe besimin tek këta rinj.
    Me shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë për fëmijët.
    Sigal