Amvisat e Tiranës bëjnë apel: “Na shtoni edhe 2 orë ujë në ditë, që të lajmë enët”!

2501
Mungesa e ujit të pijshëm, sidomos në orët e drekës dhe të darkës, është bërë një shqetësim dhe ankth për mbarë qytetarët e Tiranës, veçanërisht për amvisat. Furnizimi me ujë të pijshëm, jo vetëm nuk është përmirësuar, por është bërë akoma më shqetësuese për banorët e kryeqytetit. Është e vërtetë, që më shumë se kushdo tjetër, mungesën e ujit të pijshëm e vuajnë amvisat. Pikërisht, në ato orare kur amvisat duhet të gatuajnë, të bëjnë punët e shtëpisë, apo të lajnë enët e kuzhinës, në ato orë “kuçedra” UKT nuk e lëshon ujin në rubinetat e familjarëve! Në bisedë me disa qytetarë të Tiranës, mësojmë se oraret e furnizimit me ujë të pijshëm, jo vetëm që nuk janë shtuar, por ata janë pakësuar ose reduktuar më shumë. Nëse Tirana furnizohej rregullisht 3 herë në ditë me ujë të pijshëm dhe me orare të gjata, tani ajo furnizohet me kohë të kufizuar.

 Kështu p.sh., nëse në mëngjes, orari i furnizimit me ujë të pijshëm ishte nga ora 05:00 deri në orën 09:00, tani ky orar është reduktuar në dy orë. Nëse në drekë, orari i furnizimit me ujë të pijshëm ishte nga ora 12:00 deri në orën 16:00, tani ky orar është në dy orë. Nëse në darkë orari i furnizimit me uji të pijshëm ishte nga ora 18:00 deri në orën 23:00, tani ky orar është përgjysmuar. Mungesa e ujit të pijshëm pothuajse në të gjitha lagjet e Tiranës, vazhdon të mbetet shqetësim serioz dhe ankth për amvisat. Kjo situatë është krijuar jo vetëm për shkak të keq-manaxhimit nga ekipi i ri drejtues i UKT, por dhe nga keq-përdorimi prej lavazheve, të cilët lihen të përdorin ujin e pijshëm. Janë me dhjetëra lavazhe në kryeqytet, që funksionojnë 24 orë në 24, duke shpërdoruar kështu ndjeshëm ujin e pijshëm, ndërkohë që në çezmat e qytetarëve mungon uji për të larë enët, sytë e duart! Edhe pse ujësjellësi i Tiranës, ka kohë që është në vartësi të Bashkisë së Tiranës, mungesa e ujit të pijshëm, vazhdon të mbetet shqetësuese për banorët e kryeqytetit. “Nuk furnizohemi rregullisht me ujë të pijshëm, madje edhe në ato orare që e kemi tepër të domosdoshëm, uji mungon”,-thonë disa banorë në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet. 
Amvisat e Tiranës bëjnë apel: “Na shtoni edhe 2 orë uji në ditë, që të lajmë enët”!
Amvisat e Tiranës, i bëjnë bëjnë apel, drejtuesve të Ujësjellësit të Tiranës, duke i thënë, se ne që po i drejtohemi Drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, jemi nëna e amvisa që punojmë në punë me turne, por çuditërisht sa herë që kthehemi nga puna dhe vijmë në shtëpi e duhet të kryejmë shërbimet e përditshme në familje, nuk gjejmë ujë në çezmat tona! Kjo është më se e vërtetë, pasi edhe mund ta argumentojmë. Kështu për shembull, kur ne jemi turni i parë, kthehemi në shtëpi në orën 15:00 dhe nuk gjejmë ujë. Edhe kur jemi turni i dytë e kthehemi në shtëpi në orën 21:00, përsëri nuk gjejmë ujë! Në këto kushte, si nëna dhe si amvisa, ju drejtohemi juve zoti drejtor i UKT, me këtë lutje: – “Na shtoni oraret dhe orët e ujit të pijshëm, të paktën në ato orare që është më se e domosdoshme.

 Kështu p.sh., do të ishte normale që në kohën e drekës, nga ora 12:00 deri në ora 16:00, kur kthehemi nga puna e vijmë në shtëpi, të gjejmë ujë në çezmat e banesave”. Edhe në darkë, do të ishte mirë dhe normale, që orari i ujit të pijshëm, të vazhdojë të paktën deri në orën 22:00, e jo të ndodh si deri tani, që pas orës 21:00 nuk ka më uji. Z. Drejtor, nga ora 22:00 e darkës e deri në orën 05:00 të mëngjesit ( koha prej 7 orësh ), mendojmë dhe gjykojmë se është tepër e mjaftueshme si për mbushjen e depove të ujit ashtu dhe të impiantit të Bovillës. Dhe më tej apeli i i amvisave të Tiranës, vazhdon kështu: – “Zoti Drejtor, ju keni shumë punë që presin për t’i realizuar, por do të ishte në nderin dhe përkushtimin tuaj, që krahas problemeve dhe punëve të tjera, të shikoni dhe të merrni në konsideratë për zgjidhje, edhe problemin e grafikut të shpërndarjes dhe të furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm, duke na shtuar minimalisht edhe 2 orë ujë në ditë: 1 orë në drekë dhe 1 orë në darkë, pasi në këto orare është koha që sapo kthehemi nga puna dhe duhet të bëjmë dhe punët e shtëpisë, duke përfshirë këtu gatimin e ushqimit dhe larjen e enëve. Qytetarët e Tiranës nuk duan të dinë se ka shpërdorim të ujit nga lavazhet, ose keq-menaxhim nga ndërmarrja e ujësjellësit që ju drejtoni, ata duan dhe kërkojnë që në çezmat e tyre të ketë ujë 24 orë, mbasi faturën e ujit e paguajnë rregullisht, paçka se edhe keni fryrë në maksimum faturën e ujit, duke shtuar edhe dy taksa të tjera, siç është taksa e banesës dhe ajo e infrastrukturës arsimore. Gjatë fushatës elektorale të “Rilindjes”, banorëve të Tiranës u është premtuar 24 orë ujë, por që ju të UKT e keni përgjysmuar edhe atë kohë furnizimi që ishte! 
Sigal