AMF, apel ‘sigurimeve’: Kompesoni qytetarët për aksidentet!

1019
Sigal

Do te jete një beteje e vazhdueshme ajo e Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare me kompanitë e sigurimit, qe nuk kompensojnë ne kohe qytetaret. Ky autoritet i bën thirrje Byrosë Shqiptare te Sigurimit te ekzekutoje kompensimet per te gjitha ato raste qe janë me vendim te formës se prere te gjykatës. Nga ana tjetër, AMF i  bën thirrje edhe qytetareve qe ne rast se nuk e gjejnë kete te drejte tek Byroja e Sigurimit, te drejtohen edhe tek Autoriteti, me qellim adresimin e problemit.

Pranë AMF është ngritur nje zyre për mbrojtjen e konsumatorit, e cila trajton çdo ankese qe këta te fundit kane me tregun e sigurimeve. Ne fillim te vitit 2018 ishin 750 qytetare qe prisnin te merrnin paratë nga aksidentet e kryera. Shuma totale arrinte ne 1.8 miliard leke e akumuluar nder vite. Ndonëse ky është nje detyrim i kompanive te sigurimit, shpërndarja e parave ka ecur me ritme shume te ulëta, duke cenuar ne këtë mënyre edhe te drejtën e qytetareve.