Amerika mohon sulmet në bazën ushtarake siriane

491
Qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili kryen sulme ajrore në Siri, ka sulmuar një kamp të ushtrisë siriane duke vrarë tre ushtarë dhe plagosur 13 të tjerë. Por, Brett McGurk, i dërguar i presidentit amerikan, Barack Obama, në koalicionin që lufton militantët e Shtetit Islamik, ka thënë se forcat e tij nuk kanë kryer asnjë sulm brenda 55 kilometrash distancë nga kampi.

Zëdhënësi i koalicionit, kolonel Steve Warren, po ashtu ka mohuar se avionët e koalicionit kanë goditur kampin në provincën Deir el-Zour. Qeveria e Assadit u ka dërguar sot notë proteste Kombeve të Bashkuara, duke thënë se katër avionë të koalicionit kanë goditur kampin ushtarak më 6 dhjetor. Sipas Qeverisë siriane, sulmi ka shkatërruar edhe automjete të blinduara, armë të rënda dhe një depo municioni. Vëzhguesi Sirian i të drejtave të njeriut, grup që monitoron luftën, po ashtu ka raportuar për sulme në atë zonë.
Sigal