Ambasada: Ka vetëm një rrugë dhe 4 hapa për të aplikuar

    428
    Ambasada amerikane u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të ndjekin saktë rrugën për të aplikuar, në rast të kërkesës për vizë. “Nëse zgjidhni të aplikoni për vizë, procedura është “një dhe vetëm një”. Aplikoni në mënyrë të saktë!”, njoftoi ambasada në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale. Sipas këshillave të ambasadës, hapi i parë është plotësimi i formularit të aplikimit online DS-160. Më pas, hapi i dytë është realizimi i pagesës përkatëse në varësi të vizës së kërkuar dhe hapi i tretë është caktimi i takimit. Në hapin e katërt të këshilluar nga ambasada thuhet, “Paraqituni në intervistë me pasaportën tuaj, fletën e konfirmimit të DS-160 dhe një fotografi”. Thirrja e ambasadës vjen për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve shqiptarëve lidhur me mënyrën e aplikimit për të siguruar një vizë udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Sigal