Ambasada Amerikane u përgjigjet shqiptarëve për lotarinë, vizat, studimet e mesme dhe të larta

    498
    Blerant Seiti: Përshendetje. Kam aplikuar për lotarinë amerikane dhe nuk mund të hyj në adresën e saj. A mund të më ndihmoni të shoh nëse më ka dal ndonjë përgjigje. Faleminderit.

    U.S. Embassy-Tirana: Z Blerant, çdo aplikant e shikon vetë përgjigjen me anë të kodit që quhet Kodi i Konfirmimit/ Confirmation Code, që i jepet kur ka plotësuar aplikimin e Lotarisë Amerikane. Në qoftë se e keni humbur ju këshillojmë ta rimerni tek ky link : https://www.dvlottery.state.gov/…/Forgot_Confirmation

    Marsela Qafezezi: Përshendetje. Doja të dija nëse ka Lotari Amerikane (Lotaria amerikane DV 2016-2017) dhe nëse po, kur fillojnë aplikimet? Faleminderit.

    U.S. Embassy-Tirana: E dashur Marsela aplikimet e ardhshme për Lotarinë Amerikane do jenë nga fillimi i Tetorit. Nga shtatori mund të vizitoni herë pas here faqen tonë të internetit për përditësime mbi datat e sakta se kur mund te bëhen aplikimet sivjet.
    Ela Ani Ela: Përshëndetje. Uroj që përgjigjen ta marr këtu, pasi me email nuk mora asgjë. Për shtetin Guatemala, garancia dërgohet në ambasadën Amerikane? Dhe çfarë procedurash më duhet që të ndjek unë këtu? Faleminderit.
    U.S. Embassy-Tirana: Ela Ani Ela, pyetja juaj nuk është shumë e qartë. Megjithatë ju informojmë Guatemala është një shtet i pavarur dhe sovran dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk sigurojnë viza për në Guatemalë. Faleminderit.
    Marsida Methasani Nuzi: Kur bashkimi familjar F2A është me kohë priteje, sa zgjat procedura? E kam fjalën pasi të çojnë email, që visa është në proces tani dhe që duhen dokumente te tjera!
    U.S. Embassy-Tirana: Znj. Marsida, ne ju sugjerojmë të shikoni linkun e Buletinit të Vizave, i cili përditëson vazhdimisht numrat disponibël për rastet e Emigrimit. Aktualisht po shqyrtohen aplikuesit e F2A, që e kanë datën prioritare më të hershme se 8 nëntor 2013. http://travel.state.gov/…/visa-bulletin-for-july-2015.html
    Rolanda Rrapaj: Nëse pas dhënies së intervistës (Lotaria Amerikane DV 2015) , agjenti konsullor të shënon “proces administrativ “, pas sa kohësh të kthehet përgjigja dhe si? A paraqiten këto ndryshime në Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve?
    U.S. Embassy-Tirana: E dashur Rolanda ne preferojmë mos të japim afate specifike, pasi çdo rast ka kompleksitetin e tij. Sugjerimi ynë për të gjithë aplikuesit është të përgatisin në kohë sa më të shpejtë dokumentet, që ne ju kërkojmë me e-mail dhe me telefon, ose që ju kërkojmë pas intervistës. Gjithashtu ju kemi vënë në dispozicion adresën tonë të e-mail [email protected] për paqartësi të mundshme. Faleminderit për mirëkuptimin.
    Brunilda Pylla: Në qoftë se një aplikuesi i ka humbur kartela mjekësore, a mund të nxjerrë një të re nga e para dhe është e domosdoshme sponsori edhe pse aplikuesi ka të ardhura të mjaftueshme. Faleminderit U.S. Embassy-Tirana.
    U.S. Embassy-Tirana: Znj. Brunilda Pylla, mund të merret një kartelë e re shëndetësore pranë qendrës mjekësore të lagjes suaj. Nuk e thoni çfarë lloj vize keni aplikuar, por sponsori kërkohet për vizat emigruese.
    Enkeleda Fida: How soon can someone reapply for visitors visa, after it’s denied the first time. Thank you for your time.

    U.S. Embassy-Tirana: E dashur Enkeleda, ju falenderojmë për pyetjen. Nuk ka ndonjë kufizim kohor, por sugjerojmë që personi të cilit i është refuzuar viza të aplikojë vetëm pasi kushtet e tij të kenë ndryshuar dhe kur ai te jetë në gjendje të provojë para oficerit konsullor, që nuk ka për qëllim të emigrojë në SHBA.
    Sigal