Ambasada Amerikane/Pyetje dhe përgjigje rreth Vizave Jo-Emigruese

    405

    Qytetarët shqiptarë mund të marrin përgjigje për pyetje personale, apo diskutime specifike të rasteve individuale të vizave për në SHBA, nëse dërgojnë një e-mail në adresën zyrtare: [email protected] “Ne u japim përgjigje me qindra e-maileve në ditë. Është ndihmesë e madhe për ne, nëse në këto e-maile, ju vendosni në rreshtin e subjektit, një informacion të detajuar në lidhje me natyrën e problemit tuaj”, thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane. Gazeta “Telegraf”, për t’i ardhur në ndihmë lexuesve të saj, po bën sot publike pyetjet më të shpeshta dhe përgjigjet përkatëse rreth vizave jo-emigruese.

     Pyetje: A mundem të kërkoj një takim më përpara ose më vonë për intervistë? Nëse nuk paraqitem për intervistën e planifikuar, a mundem të kërkoj një takim të ri për intervistë?

    Nëse një aplikant dëshiron të planifikojë një takim të ri të intervistës për vizë, ai ose ajo duhet të ndjekë udhëzimet këtu e dhëna në faqen “Si Të Aplikoni”. Instruksionet për takime normale dhe të përshpejtuara mund t’i gjeni këtu.

     Pyetje: Çfarë është shqyrtimi administrativ dhe çfarë mund të bëj për ta afruar aplikimin tim?

    Disa aplikime për vizë kërkojnë një shqyrtim administrativ, që aplikimi për vizë kërkon kohë të mëtejshme pas intervistës nga Zyrtari Konsullor. Kandidatët njoftohen për këtë kërkesë kur aplikojnë. Në të shumtën e rasteve merret një vendim për shqyrtimin administrativ brenda 60 ditëve të intervistës për vizë. Kur kërkohet shqyrtim administrativ, periudha kohore varion, bazuar në rrethanat e veçanta të çdo rasti. Aplikantët për vizë këshillohen që të aplikojnë më herët për vizën e tyre, mjaftueshmërisht përpara datës së udhëtimit të parashikuar.

     Pyetje: Kam sjellë të gjitha dokumentet e kërkuara gjatë intervistës sime. Përse më kërkohet që të sjell dokumente të tjera?

    Gjatë intervistës së vizës, oficeri konsullor përcakton nëse kërkohen dokumente shtesë që do ta ndihmojnë atë, të vendosë që ju kualifikoheni për t’ju lëshuar një vizë. Dokumentet shtesë nuk janë të kërkuara me ligj. Megjithatë, aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet shtesë që të ndihmojnë veten për të vërtetuar kualifikimin e tyre. Kur ju kërkohet të siguroni informata shtesë apo dokumentet plotësuese, kryesisht aplikimi juaj është refuzuar sipas nenit 221(g) të Emigracionit dhe Aktit të Kombësisë. Një fletë konsullore ju është dhënë pas intervistës që tregon dokumentacionin shtesë që ju duhet të paraqisni. Për këtë arsye që të zvogëloni shanset tuaja për t’u refuzuar, ne ju rekomandojmë që të sillni më parë të gjitha pasaportat tuaja (madje edhe ato që kanë skaduar), certifikatat e lindjes për të gjithë kandidatët që aplikojnë, financat tuaja, punësimin, apo dokumentet shkollore që të bëhet i mundur shqyrtimi nga zyrtari konsullor. Dokumentet në gjuhën shqipe që ju do të dorëzoni në zyrën tonë nuk duhet të jenë të përkthyera, me përjashtim kur do të udhëzoheni nga ne specifikisht duke ju vënë në dukje se kërkojmë përkthimin e tyre.

     Pyetje: A mund të kualifikohem unë për një vizë turistike, nëse jam në proces për një peticion emigrimi?

    Kur je në proces për peticion emigrimi nuk ka bazë për një refuzim automatik të një vize jo-emigruese. Zyrtari konsullor kur rishikon aplikimin tuaj për vizë jo-emigrimi do të kërkojë dëshmi të forta se ju nuk synoni për të emigruar në atë moment dhe se ju do të ktheheni në Shqipëri pas planifikimit të vizitës suaj të përkohshme në Shtetet e Bashkuara. Nëse ju keni një peticion emigrimi në pritje dhe ju e fshihni këtë fakt nga oficeri intervistues, ju mund të zvogëloni shanset tuaja për të qenë një aplikant i besueshëm.

     Pyetje: Periudha e vlefshmërisë së vizës sime emigruese nuk mbulon qëllimin për qëndrimin tim në Shtetet e Bashkuara.

    Periudha e vlefshmërisë së vizës ka të bëjë vetëm me periudhën e kohës në të cilën mbajtësi mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara dhe të aplikojë për pranim. Ajo nuk përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit. Kjo është një çështje për emigracionin e SHBA-së në portin e hyrjes.

     Pyetje: Si mund ta gjej, se për sa kohë jam i autorizuar që të qëndroj në SHBA?

    Një vizë nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara, por lejon një shtetas të huaj që vjen nga jashtë, për të udhëtuar në portin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkojë leje nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për të hyrë në SHBA. Zyrtarët Kufitarë dhe Mbrojtjes së Doganave (KMD) të SHBA-së kanë autoritet për të lejuar apo mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara dhe për të përcaktuar se sa kohë një udhëtar mund të qëndrojë. Në portin e hyrjes, për lejueshmërinë e hyrjes në SHBA, inspektori i emigracionit të SHBA, nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, ju vendos një kartë të vogël të bardhë në pasaportën tuaj, Formën Tuaj I-94, “Formulari I-94, Të Dhënat e Hyrjes dhe Largimit nga Shtetet e Bashkuara”. Për udhëtarët që kanë statusin e Programit të Heqjes së Vizës marrin Formën I-94W. Në këtë formular, inspektori i emigracionit amerikan regjistron ose një datë ose “K/S” (kohëzgjatja e statusit). Nëse I-94 juaj përmban një datë të caktuar, atëherë kjo është data në të cilën ju duhet të largoheni nga Shtetet e Bashkuara. Forma juaj I-94 ose I-94W është një dokument shumë i rëndësishëm për të mbajtur në pasaportën tuaj, pasi ajo tregon lejen tuaj që të qëndroni në SHBA. Kontrolloni informacionin në lidhje me “Pranimin” në faqen e internetit të KMD. Gjithashtu, lexo “Kohëzgjatja e Qëndrimit”.

     Pyetje: Unë nuk e dorëzova I-94 kur u largova nga Shtetet e Bashkuara, çfarë duhet të bëj?

    Nëse ju nuk arrini të ktheni Rekordin e Largimit tuaj I-94, për më tepër informacion vizitoni faqen e internetit “Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Doganat dhe Mbrojtja e Kufirit”.

     Pyetje: Çfarë duhet të bëj, nëse më kanë vjedhur pasaportën time me vizë?

    Nëse pasaporta juaj dhe I-94 kanë humbur ose janë vjedhur, ju duhet t’i zëvendësoni ato menjëherë. Nëse viza ishte e skaduar, ju përsëri duhet ta raportoni atë të humbur ose të vjedhur. Ka një numër hapash që duhet ndjekur, për të mësuar më shumë, vizito “Pasaportat e Humbura, të Vjedhura, Vizat dhe Formulari I-94”.

     Pyetje: Dëshiroj të ftoj në SH.B.A një të afërm/mik. Çfarë duhet të bëj?

    Ju lutemi, për më tepër informacion se si të ftoni dikë në SH.B.A, referojuni faqes “Ftesat dhe Dokumentet në Mbështetje të një Aplikimi për Vizë”. Për përgjigje të menjëhershme të pyetjeve tuaja mbi vizat dhe peticionet, ju lutemi referojuni faqes zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Vizat”.

    “Pyetje për Konsullin”, të përzgjedhurit e Lotarisë DV-2016, në 5 maj

     “Pyesni Konsullin” është një koleksion i pyetjeve dhe përgjigjeve të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me temat në interes të qytetarëve shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Pyetjet për seksionin Konsullor mund të depozitohen qoftë në anglisht ose shqip. Për shkak të natyrës publike të këtij forumi, nuk ka përgjigje të pyetjeve personale, as diskutime specifike të rasteve individuale të vizave. Megjithatë, çdo pyetje që ka lidhje me një rast personal për vizë, të dërgohet tek: [email protected]

     Emrat e të përzgjedhurve të Lotarisë DV-2016 në 5 maj

    Regjistrimet për Lotarinë DV-2016 janë mbyllur më datë 3 Nëntor 2014. Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2016 do të mundësohet duke filluar nga data 5 Maj 2015 në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.

     Njoftim për aplikuesit në Programin e Lotarisë DV-2015:

     Qendra Konsullore Kentucky (QKK) ka shpërndarë një postë elektronike (e-mail) të gjithë personave që janë regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2015. Ky mesazh citon që për shkak të një problemi teknik në faqen e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve më datë 1 Maj 2014, disa të regjistruarve, të cilët kanë vizituar këtë faqe për të mësuar rreth statusit të aplikimit të tyre, u ka dalë informacioni i gabuar. Ju duhet të kontrolloni përsëri statusin tuaj për të mësuar nëse jeni përzgjedhur ose jo. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve (Entry Status Check), në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov nga 1 Maji 2014 deri të paktën më 30 Qershor 2015. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë.